Futboll Seria A Sport

NJË MOMENT I BUKUR PËR TË FESTUAR/ Ditë e veçantë për Milanin, klubi feston 121 vjetorin e krijimit (FOTO)

Ditë e veçantë për Milanin dhe tifozët kuqezinj. 16 dhjetori përkon më ditën e krijimit të klubit italian, që ka bërë histori në futbollin italian dhe atë botëror. Një moment i bukur për të festuar, duke ditur që Milani pas shumë kohëve, kryeson kampionatin dhe ka bërë tifozët të ëndërrojnë, pas disa viteve në vështirësi. Plot 121 vjeç mbush sot Milani, i krijuar më 16 dhjetor të vitit 1899. Arritje të mëdha ka bërë klubi kuqezi, sidomos në kohën e Berluskonit, ku arriti të fitojë gjithçka.

Në këtë ditë të veçantë të klubit, nuk mund të mungonin edhe urimet nga shumë persona, të cilët kanë qenë pjesë e skuadrës në të kaluarën. Liga e Serisë A gjithashtu ka bërë urimin në faqen zyrtare, për të pasuar më pas me urimin e presidentit Skaroni që ka shkruar: “121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore. Është një e ardhme për tu shkruar e ndërtuar së bashku. Gëzuar ditëlindjen Milanit tonë”.

Faqja zyrtare e Milan kujtoi më pas se si në 16 dhjetor është edhe data e trofeut të fundit ndërkombëtar të kuqezinjve: fitorja, 13 vjet më parë, e Botërorit për klube kundër Boca Juniors në finalen e Yokohamas.

Related posts

NË “LUFTË” PËR VENDIN NË CHAMPIONS/ Spalletti merr lajmin e keq, dëmtohet ylli “Zikaltër”…

Delo.autor

KATAR 2022/ Befasi e madhe, sulmuesi Rodrigues ndëshkon me kokë Portugalinë (VIDEO)

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Pasi la futbollin, ish-sulmuesi Drogba vendos të diplomohet në vendlindjen e tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment