Futboll Seria A Sport

“NUK NA LEJOHEN PARAQITJE TURPËRUESE”/ Ronaldo i irrituar pas humbjes ndaj Fiorentinës. Pas ndeshjes kap me grushta…

“Nuk mund ta duroj më këtë, ndryshe…” Me këto fjalë, Pavel Nedved la tribunën, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes i irrituar, duke përplasur dyert dhe normalisht të gjithë vrerin e tij do ta ketë shprehur larg kamerave dhe duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes, çerek ore përpara fundit të sfidës. I gjithë acarimi i zëvendëspresidentit bardhezi lidhej me arbitrazhin skandaloz të gjyqtarit La Pena, pas penalltisë së dytë që iu mohua kampionëve në fuqi, pas kontaktit Dragovski-Bernardeski.

Por nuk ishte vetëm numri dy i klubit i nervozuar, sepse media italiane flet për dyer të përplasura në hyrjen e juventinëve në dhomat e zhveshjes, ndërsa Ronaldo ishte ai që kapi muret me grushte. Gjithsesi, pasi gjaknxehtësia që ndezi humbja 3- 0 me Fiorentinën në “Allianz Stadium” (rezultati më i thellë që kur ky impiant është inauguruar në vitin 2010) u shua disi, i pari që kërkoi të vërë fytyrën dhe t’i bëjë një apel tifozëve torinezë ishte Kristiano Ronaldo. Portugezi dhe Kieza ishin lojtarë që nuk reshtën së luftuari deri në fund, por si lider dhe si një prej veteranëve të skuadrës, si një figurë që ka kaluar situata të vështira dhe më pas ka fituar gjithçka, ka dashur që të qetësojë disi edhe ultrasit e Juventusit, që nuk e kanë marrë aspak mirë disfatën e të martës në mbrëmje. Me anë të një postimi në rrjetet e tij zyrtare, 35-vjeçari garanton se skuadra do të rikthehet më e fortë se kurrë pas pauzës dhe do të fitojë sërish titullin në fund.

Related posts

RINISJA E KAMPIONATIT TË SERIE A/ Mjeku tremb Inter: Lukaku nuk do të ketë të gjejë formën

Delo.autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Ka startuar supersfida në Korçë, bardheblutë menjëherë në sulm

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Fred, sulmuesi Cavani ndëshkon Romën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment