Futboll Seria A Sport

JUVENTUS KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Ja dhurata me kosto zero për trajnerin Pirlo në merkaton e janarit…

Antonio Rudiger ka pranuar në javët e kaluara se mund të largohet nga Chelsea për të gjetur më shumë hapësira.

Ish-mbrojtësi i Roma-s, i mbyllur te londinezët nga kolegët e repartit, nuk është i kënaqur me hapësirën e pakët që i është dhënë deri tani nga trajneri Lampard.

Ja pse po mendon të largohet nga Blutë që në merkaton e janarit.

Një nga skuadrat më të interesuara për gjermanin është Juventus dhe, sipas todofichajes.com, bardhezinjtë kanë nisur negociatat me Chelsea-n për ta huazuar Rudiger deri në fundin e sezonit.

Juventus mund të ketë edhe një opsion për ta blerë lojtarin verën e ardhshme.

Futbollisti do të përforconte mbrojtjen e Andrea Pirlo-s, që në këtë sezon ka humbur për shkak dëmtimit Chiellini-n dhe Demiral-in, duke patur në dispozicion vetëm Danilo, Bonucci dhe De Ligt.

Related posts

BILANCI I 2020-ËS/ Ja cilët janë lojtarët më të vlefshëm të Kombëtares

Delo.autor

REAL MADRID-BARCELONA/ “Katalanasit” kalojnë në avantazh, shënon Suarez

Delo.autor

MIQËSORE/ Vijojnë rezultatet pozitive për Partizanin, “Demat” mposhtin Dritën

Delo.autor

Leave a Comment