Futboll Seria A Sport

Derbi milanez në shifra/ Zbuloni se kush ka fituar më shumë në të gjithë historinë

Inter–Milan, është një derbi me rëndësi të veçantë për të dyja skuadrat e Milanos, pavarësisht se i përket vetëm javës 9-të të Serisë A. Interi kërkon fitoren, për t’u ngjitur sa më lart, në prag të një kalendari të komplikuar, ndërsa Milani e sheh si një test të rëndësishëm për vazhdimësinë.

Ky do të jetë derbi numër 167 në Serinë A. Në 84 sfidat e luajtura me Interin pritës, “zikaltrit” kanë fituar 31 herë, po 30 ndeshje kanë përfunduar në barazim, ndërsa 23 fitore i përkasin Milanit. Edhe golaverazhi është në favor të Interit 117/110.

Nëse merren në konsideratë edhe sfidat me Milanin pritës, atëherë avantazhi i Interit thellohet me 62 fitore përkundrejt 51 të “kuqezinjve”, ndërsa barazimet janë 55, gjithmonë duke iu referuar sfidave të kampionatit.

Për sa u përket përballjeve në total, në 221 ndeshjet e luajtura, Interi kryeson lehtësisht me vetëm dy fitore më shumë, 78 përkundrejt 76 të Milanit, ndërsa plot 67 herë derbi është mbyllur pa fitues. Edhe në këtë rast, diferenca në gola është vetëm dy, 199 ka shënuar Interi dhe 197 Milani.

Vlen të theksohet, se Milani rreth 8 vite që nuk fiton derbin, kur pritës është Interi, ndërsa Spalletti nuk humb një ndeshje ndaj kuqezinjve, që nga maji i 2006-ës, në atë Roma-Milan 1-2.

Gjithsesi, përtej shifrave dhe statistikave, fjalën e fundit do ta thotë fusha e lojës, ku të dy skuadrat premtojnë të ofrojnë një përballje spektakolare, të mbushur me emocion.

Related posts

U NDALËN NË KAMPIONAT/ Sane tregon se deri ku mund të arrijë Man City

Isa.Autor

Ylli i Premier League fut në sherr Realin dhe Barcelonën

Sadik.Autor

BËN KRAHASIMIN MES DY “JASHTËTOKËSORËVE”/ Greenwood: Ronaldo është i shkëlqyeshëm, por Messi…

Delo.autor

Leave a Comment