Futboll Seria A Sport

KAJER E IBRA NË DYSHIM/ 2 futbollistë jashtë projektit. Zbulohet situata aktuale te Milani

Pas barazimit zhgënjyes 2-2 ndaj Xhenoas së vendit të 18 në renditjen e Serisë A, Milani e ka fokusuar mendjen te transferta tjetër e vështirë, në Emilia-Romanja ndaj Sasuolos në stadiumin “MAPEI” të dielën në orën 15:00.

Stefano Pioli do të bëjë vlerësimet për Zlatan Ibrahimoviç dhe Simon Kjaer të premten për të parë se çfarë do të ndodhë me të dy lojtarët për këtë sfidë. Ndërkohë të dy lojtarët në fjalë i janë nënshtruar përsëri stërvitjes të diferencuar nga grupi tjetër i skuadrës. Mbetet për t’u vlerësuar dhe Teo Hernandez i cili ishte lënë jashtë në sfidën ndaj Xhenoas pas një shqetësimi muskulor që kishte ankuar.

Të sigurt që do të mungojnë në transfertën e Sasuolos janë Gabia dhe Benaser. Nga ana tjetër, dëmtimet e Gabias dhe Kjaerit u dukën si mundësi rikthimi për Leo Duarten dhe Mateo Muzakion.

Braziliani ka luajtur vetëm tre herë këtë sezon, me vetëm një ndeshje, ndaj Spartës, si titullar. Situatë edhe më e keqe për argjentinasin që pasi nisi sezoni i dëmtuar, nuk ka mundur të luajë as edhe një minutë pavarësisht se është kthyer në dispozicion që prej një muajit. Për shkaqe të ngjashme, por në të njëjtën pozitive, dyshja mund të kërkojë largimin gjatë janarit, pasi dukshëm janë jashtë projektit teknik.

Related posts

Ringritja e Teutës, durrsakët të avantazhuar për mbijetesën

Sadik.Autor

PAS SHPËRTHIMIT NDAJ LIVERPOOLIT/ Federata Angleze i “TËRHEQ VESHIN” Guardiolës

Delo.autor

“EURO 2020″/ De Bruyne dhe Hazard nuk stërviten, Belgjika mund t’i fusë me injeksion kundër Italisë

Delo.autor

Leave a Comment