Futboll Premier League Sport

KALENDARI I NGJESHUR NË PREMIER NDEZ POLEMIKA/ Guardiola: Pandemia ka krijuar një situatë ekstreme, por…

Manchester City nuk ka kohë të shijojë suksesin e arritur në Boxing Day të Premier League, sepse do të kthehet në fushë shumë shpejt kundër Everton-it.

Një kalendar shumë i ngjeshur ai i skuadrave angleze që po shkakton shumë polemika.

Në fund të ndeshjes kundër Newcastle, në fakt, trajneri i Citizens ka shprehur përsëri pakënaqësinë e tij ndaj zgjedhjeve të bëra nga federata angleze.

“Kundër Newcastle kemi qenë perfekt. Kemi luajtur shumë mirë, me ritmin e duhur. Mund të kishim shënuar më shumë, po ishte e rëndësishme të fitonim dhe ia kemi dalë”, ka thënë Pep.

“Mendoj se ka qenë ndeshja më e mirë e sezonit për lojtarët. Të gjithë kanë dhënë maksimumin, por është koha për t’u ndalur. Pas pak orësh do të luajmë në Goodison Park”.

Dhe pikërisht në lidhje me ndeshjet e ngjeshura, trajneri ka lëshuar thumbimin e radhës: “Pandemia na ka çuar te kjo situatë ekstreme, por i pëlqen Anglisë (dhe federatës), kështu që ne e pranojmë”.

Related posts

“SKUADRAT E CONTES KURRË NUK KANË LUAJTUR BUKUR”/ Cassano: Tek Juventus e ka ndihmuar lojtari që ai nuk…

Delo.autor

Arsenal pranë Aubameyang, Chelsea e gatshme përfitojë për Giroud

Q.Autor

SURPRIZON ME DEKLARATËN NË PRAG TË DERBIT/ Trajneri Klopp: Më mirë të humbasësh 7-2 sesa 3-2

Delo.autor

Leave a Comment