Futboll Premier League Sport

KLUBI I PREMIER NDRYSHON PRONËSI/ Javën tjetër pritet zyrtarizmi. Kalon në duart e…

Bërnlei është skuadra e radhës angleze që pritet të kalojë në pronësinë e amerikanëve. Javën e ardhshme pritet të zyrtarizohet kalimi i Bërnleit në pronësinë e grupit amerikan “ALK Capital”.

Në garë për të marrë pronësinë e klubit të Premier Ligës ishte edhe biznesmeni egjiptian Mohamad El Kashashi, por drejtuesit aktualë kishin dyshime në lidhje me egjiptianët dhe për këtë arsye është zbuluar se anglezët kanë pranuar ofertën e grupi amerikan.

“ALK Capital” do të paguajë rreth 200 milionë paund për të marrë në pronësinë e tyre Bërnlein, teksa javën e ardhme pritet edhe miratimi i Premier Ligës, në mënyrë që kjo marrëveshje të mbyllet.

Një lajm i shkëlqyer ky për trajneri Sen Dush, i cili në merkaton e janarit mund të përforcojë ekipin e tij më tepër, pasi po kalojnë vështirësi të mëdha, duke u renditur në vendin e 18 dhe rrezikohet rënia nga kategoria.

Related posts

“ISHA ME FAT, SEPSE…”/ Hakimi: Largimi nga Reali, jo prej Zidane. Nuk gabova që e lashë Interin kësaj vere

Delo.autor

Vasilyev/ Real Madridi ende më fajëson mua, që nuk ia shita Kylian Mbappe

Isa.Autor

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen SUPERSEKSI (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment