Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Kishte oferta nga jashtë, titullari i Partizanit pranë rinovimit me “Demat”. Ja emri…

Rron Broja është shumë pranë rinovimit me skuadrën e Partizanit.

Mesfushori dhe drejtuesit e kuq pritet që shumë shpejt të gjejnë akordin për të rinovuar kontratën e 25-vjeçarit që skadon në fund të këtij muaji.

Broja kishte dy oferta nga Hungaria, por me shumë gjasa, do të jetë lojtar i të kuqve edhe për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu, këto ditë, pritet që Broja t’i bashkohet ekipit në Ohër ku po kryhet faza përgatitore.

STATISTIKAT E BROJËS

Rron Broja, në sezonin që lamë pas ka luajtur 32 ndeshje për “demat” ku në 30 prej tyre i ka nisur si titullar. Edhe pse nuk ka shënuar asnjë gol, stabiliteti që 25-vjeçari i ka dhënë skuadrës është i pazëvendësueshëm. Ndërsa, në total me fanellën e Partizanit, Broja ka luajtur 71 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

Related posts

“PAS NDESHJES NE…”/ Azpilicueza zbulon bisedën mes Sarrit dhe lojtarëve në…

Delo.autor

GOLA DHE SPEKTAKËL NË CHAMPIONS/ Sparta e Pragës kualifikohet pas 19 vitesh, zhgënjen Gallatasaray

F.autor

PLAS TE BAJERNI/ Lojtarët dërgojnë klubin në… gjyq

Delo.autor

Leave a Comment