Futboll Seria A Sport

LAJM I KEQ PËR MILAN/ Mbrojtësi Kjaer mbyll vitin, Maldini nis “peshkimin” për zëvendësues tek…

Lajme të këqija për Milanin pas fitores ndaj Sëlltikut në Ligën e Europës. Simon Kjaer braktisi fushën në minutën e 11-të dhe analizat kanë vënë në dukje një lëndim në muskulin e përparmë të kofshës së djathtë. Testet e tjera do të bëhen pas një jave, por lëndimi ka gjasë ta detyrojë danezin të mbyllë 2020-ën përpara kohe. Duke parë edhe rendimentin e mbrojtësit, ky është një problem i madh për kuqezinjtë që në këto kushte janë të detyruar të ndërhyjnë në merkaton e janarit.

Sipas “Tuttosport”, Paolo Maldini ka nisur punën duke vlerësuar me alternativat për pasuesin e Kjaerit. Vetë drejtori kuqezi ka thënë se klubi ka buxhet të mjaftueshëm për të nënshkruar së paku me një lojtar në janar, ndaj edhe blerja do të jetë në nivel me ambiciet. Në këto orë të para emrat janë ato të Ozan Kabakut të Shalkes ose Milenkoviçit të Fiorentinës. Sidoqoftë, në listë janë edhe Mohamed Simakan i Strasburgut dhe Mateo Lovato i Veronës.

Related posts

Milan-Kaka/ Po ndodh ajo që nuk e kishte pritur askush!

Isa.Autor

NJË NDËR MË TË PAGUARIT NGA LIGA AMERIKANE/ Xherdan Shaqiri renditet në mesin e 100 të rinjve më të pasur në Zvicër

F.autor

FINALJA NË “AIR ALBANIA”/ Lewandowski bën diferencën, kompanitë e basteve favorizojnë Poloninë

Delo.autor

Leave a Comment