Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Skënderbeu arrin marrëveshjen me mbrojtësin pogradecar…

Duke parë spastrimet e para, normalisht Skënderbeu po bën gati terrenin për të afruar lojtarë të tjerë me më shumë cilësi dhe përvojë për të ndihmuar ekipin në rritjen e paraqitjes. Dy lojtarët e parë që po presin për të bërë debutimin e tyre me fanellën e Skënderbeut janë Mërgim Shalën dhe Abei Agbodzien. Prej ditës së hënë të dy futbollistët ndodhen në rezidencën e klubit në Durrës dhe sot do të bashkohen me ekipin nën urdhrat e stafit teknik.

Është fjala për afrime në repartin e mbrojtjes që ka pasur probleme të mëdha në këtë sezon. Gazeta zbulon se klubi po negocion edhe me mbrojtësin 25-vjeçar nga Durrësi, Kristi Marku. Në dy sezonet e fundit qendërmbrojtësi shtatlartë ka luajtur në kampionatin armen me skuadrën e Pjunik. Më parë ka qenë pjesë e Teutës, Flamurtarit dhe Lushnjës. Tashmë ai është lojtar i lirë dhe gjasat janë që të firmosë për Skënderbeun në ditët e ardhshme.

Gjithashtu Skënderbeu ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e majtë pogradecar, Vangjel Zguro. Lajmi konfirmohet për gazetën nga burime të sigurta në klubin korçar dhe në ditët e ardhshme pritet firma. Futbollisti ka vendosur të lërë SHBA-në dhe të rikthehet në Shqipëri, ku ka zgjedhur Skënderbeun si skuadrën e ardhshme. Presidenti Ardjan Takaj ka thënë se në merkato klubi do afrojë lojtarë me eksperiencë dhe Zguro duket profili ideal. Zguro kthehet pas dy vitesh në atdhe, pas eksperiencave me Red Uolves dhe Tusla në Amerikë.

27-vjeçari është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadra si Kukësi, Luftëtari, Korabi dhe Pogradeci.

Related posts

MUNGON ZYRTARIZIMI/ 6 milionë euro, Southgate merr lajmin e madh para sfidës me Shqipërinë

Delo.autor

SFIDA NDAJ FLAMURTARIT/ Flet mbrojtësi Belica: Është përgjegjësi e madhe, por…

Delo.autor

Ish-mesfushori i BINDUR: Gareth Bale do të jetë lideri ri i Real Madridit

Isa.Autor

Leave a Comment