Futboll Sport

LAJM I MIRË/ Trajneri Gega mposht COVID-in pas 21 ditësh, kthehet sot në Shqipëri

Trajner i Kukësit Skënder Gega do të kthehet sot në Shqipëri një javë pasi udhëtoi në Turqi për t’u kuruar nga koronavirusi, për shkak se gjendja e tij u përkeqësua dhe kishte nevojë për një trajtim më të specializuar.

Lajmin për kthimin e tij e bëri klubi i Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku bëri të ditur edhe disa detaje. Sipas tyre në Turqi Skënder Gega është kuruar nga një doctor shqiptar i quajtur Gersi Alisha.

Pas 21 ditësh nën mbikëqyerjen e mjekëve, përfshirë edhe periudhën në Shqipëri, Gega më në fund mposhti koronavirusin

“Trajneri Skënder Gega ka lënë sot spitalin! Duke parë ecurinë pozitive, efektin dhe rezultatet pozitive të terapisë, doktorët kanë dalë në konkluzion dhe falë progresit pozitiv që ka qenë shumë i shpejtë duke rregulluar të gjitha parametrat, është lejuar të fluturojë drejt Tiranës. Gega mbërrin sot në Rinas në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt do t’i bashkohet ekipit.

Gega u kurua në BHT Clinic dhe doktori specialist që e ndoqi me shumë përkushtim ishte shqiptari Gersi Alisha. Në emër të klubit të Kukësit e falënderojmë. Ëelcome back Gega”, njofton klubi i Kukësit.

Gega u konfirmua pozitiv me COVID në datën 8 nëntor, për pasojë nuk ishte në pankinë në ndeshjen e Kupës kundër Besës së Kavajës. Ai u dërgua në Turqi më 25 nëntor pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Related posts

“FOKUSI DO TË JETË BOTËRORI”/ Presidenti i FIFA-s paralajmëron tifozët: 2022-shi do jetë një vit special

Delo.autor

Trajneri i LUFTËTARIT justifikohet pas humbjes me KASTRIOTIN: Fusha ishte shumë e thatë…

Isa.Autor

Chelsea/ Merkato e janarit, Luiz dhe Batshuayi të sakrifikuarit e Contes

Q.Autor

Leave a Comment