Futboll Kategoria Superiore Sport

STËRVITET DYFISH PËR PËRBALLJEN ME TIRANËN/ “Goleadori” i derbit kërkon vend titullari te Partizani

Partizani sfidën e radhës e ka kundër Tiranës, në derbin e shumëpritur të kryeqytetit. Derbi i parë i këtij sezoni dhe përgatitjet te të dyja skuadrat janë maksimale. Partizani për këtë takim ka gati edhe goleadorin e derbit në sezonin e shkuar, brazilianin Uilliam Melo.

MELO – Mesfushori i Partizanit, Uilliam Kordeiro Melo, është një ndër futbollistët më të rrezikshëm te “demat e kuq”, por këtë fillim sezoni ka vuajtur nga një dëmtim. Gjithsesi, braziliani e ka lënë pas dëmtimin dhe po stërvitet dyfish që të jetë gati para ndeshjes kundër Tiranës. Përveç faktit që po stërvitet rregullisht me skuadrën në kompleksin “Football Republic”, 27- vjeçari vazhdon të punojë edhe në palestër, për të qenë në rendimentin e duhur fizik. Kryesisht me ushtrime force, që të përballojë përplasjet dhe minutat në ndeshjet e ardhshme, duke parë edhe kalendarin e ngjeshur. Duket qartë se Melo dëshiron me çdo kusht që të jetë pjesë e formacionit titullar në derbin e kryeqytetit.

Related posts

U TRANSFERUA NË SERIE A/ Rrëfehet mbrojtësi i Kombëtares: Ja pse zgjodha Parmën…

Delo.autor

Ronaldo lëshon “bombën”: Është e pamundur që Neymar të luajë me…

Sadik.Autor

FITORJA ME GOLEADË/ Shaqiri: Sa mirë të kesh në ekip lojtarë që shënojnë

Delo.autor

Leave a Comment