Futboll Seria A Sport

LAMTUMIRA E SULMUESIT LEAO NGA SPORTING/ Ylli i Milan-it kthehet në çështje në Portugali, ja shkaku…

Në Portugali është në qendër të vëmendjes çështja Rafael Leao. Sulmuesi i Milan ka “fituar” faqet e para të gazetave luzitane për shkak të sekuestrimit të të pasurive të tija në atdhe.

Një çështje që ka lidhje me të kaluarën e tij dhe lamtumirën nga Sporting Lisbone në 2018-ën.

21-vjeçari, i transferuar verën e kaluar nga Lille te Milan, është rritur në vendin e tij me fanellën e Sporting-ut.

Historia e dashurisë mes Rafael Leao-s dhe klubit portugez është ndërprerë në mënyrë të papritur dhe jo shumë të mirë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në fakt, e ka detyruar t’i paguajë 16.5 milionë euro ish-klubit të tij, nga i cili është larguar në mënyrë të njëanshme në verën e 2018-ës pas sulmit që skuadra pësoi nga disa tifozë.

Gjykata, ndërkohë, sipas mediave portugeze, ka sekuestruar pasuritë e tij për një vlerë të barabartë me 35 mijë euro.

Related posts

KAMPIONËT E FRANCËS PËRBALLEN ME KARATE/ Tuchel kap kokën me grushte, dëmtohet tjetër titullar (VIDEO)

Delo.autor

“SHQIPËRIA KA NJË AVANTAZH NDAJ POLONISË”/ Lorik Cana: Ja si del rezultati

Delo.autor

Talenti i Juventusit drejt Gjermanisë, e kërkon Eintracht Frankfurt

Sadik.Autor

Leave a Comment