Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Sevilla-Chelsea. Rezultati 0-4

Sevilla e pret sonte në Sanchez Pizjuan të Andaluzisë skuadrën e Chelsea. Të dy skuadrat kanë siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve dhe fitorja e njërës apo tjetrës do të bënte që njëra prej tyre të kalonte në grup si e para.

Pas katër javësh Chelsea ka 10 pikë dhe është në vendin e parë e po aq pikë ka Sevilla.Ndeshja e parë në mes të këtyre dy skuadrave kishte përfunduar barazim 0-0.

Sonte ish trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, Julien Lopetegui ka startuar me formacion 4-3-3 me Vazquez, En-Nesyri dhe Idrissi. Derisa Frank Lampard ka vendosur që sot nga minuta e parë në sulm të startojë me Olivier Giroud derisa pas tij do të jenë Pulisic, Havertz e Hudson-Odoi.

 

LIVE/ Sevilla – Chelsea 0-4

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 83/ Chelsea shënon golin e katërt falë Olivier Giroud.

MINUTA 74/ Chelsea thellon shifrat me golin e shënuar nga Olivier Giroud.

MINUTA 54/ Chelsea dyfishon shifrat me golin e shënuar nga Olivier Giroud.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 8/ Chelsea kalon në avantazh me golin e shënuar nga Olivier Giroud.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“OSE KËTË VERË, OSE…”/ Neymar dhe premtimi që e bindi të mos shkonte te Reali

Delo.autor

U TRANSFERUA PËR 2.7 MILIONË EURO/ Ylli Manaj shmang katastrofën ekonomike të klubit spanjoll

Delo.autor

RIKTHEHET FUQISHËM NË MERKATO/ Blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League, Chelsea pranë goditjes së madhe…

Delo.autor

Leave a Comment