Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Laçi. Rezultati 1-0

Ka startuar në orën 13:45, ndeshja mes Kastriotit dhe Laçit e vlefshme për javën e 11-të në Kategorinë Superiore.

Pritet një ndeshjet u luftuar nga të dyja skuadrat, kjo edhe për faktin se bëjnë një lojë agresive.

Kastrioti nuk njeh fitore ndaj Laçit prej më shumë se 7 vitesh, kur në 23 shkurt të vitit 2013 triumfonin me rezultatin 2-1. Skuadrat do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Laçi me në krye Shpëtim Duron vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe do të kërkojnë të tretën, ndërs Kastrioti vjen pas humbjes 2-0 ndaj Partizanit dhe do të kërkojë të rikthehet te triumfi.

 

FT| KASTRIOTI-LAÇI 1-0

Prodani 23′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

88’ Ndërhyrje e parregullt e Emiljano Çelës ndaj Harmon në mesin e fushë, Koçi nuk e fal duke e ndëshkuar me të verdhë, i cili është i dyti për të dhe largohet nga fusha e lojës me karton të kuq.

87’ Gjen golin e barazimit Laçi me Harmon, i cili shënon pas një krosimi nga goditja e këndit, por arbitri e anulon, pasi sipas tij topi kishte dalë jashtë gjatë krosimit.

82’ I pafat përsëri Xhixha, i cili rrezikon përsëri brenda zone me një gjuajte të fortë, por Bojom e ndal në momentin e fundit.

81’ Çfarë rasti për Laçin! Redon Xhixha nuk i beson syve, teksa pas një krosimi pefekt të marrë nga Musta, gjuan menjëherë, por shikon që topi t’i ndalet te shtylla.

69’ Tjetër zëvendësim te Laçi! Largohet nga fusha e lojës Adolfo Selmani, për t’i lënë vendin Dorjan Kërçikut.

67’ Pretendojnë për penallti lojtarët e Laçit për prekje të topit me dorë, pas një gjuajtje të Deliut, e cila ndalet nga Neziri.

65’ Pranë golit të dytë Kastrioti me Patrik Bardhin, i cili shkëputet bukur nga krahu i djathtë, por ndalet në momentin e fundit nga portieri Sherri.

61’ Ndërhyrje e ashpër e Ignjatoviç ndaj De Silvës në mesfushë! Arbtiri Koçi nuk e fal, duke e ndëshkuar me karton të verdhë. Ndërkohë Laçi bën zëvendësimin e parë, me Duron që largon nga fusha e lojës Regi Lushkjan, për të inkuadruar Mentor Mazrekajn.

57’ Zëvendësimi i parë për Kastriotin! Nderu largon mesfushorin Mehmeti, për të aktivizuar në vendin e tij mbrojtësin Silvester Shkalla.

47’ Goditje dënimi për Laçin! Provon me të majtën Musta, por Hidi nuk befasohet duke e larguar topin në goditje këndi.

45′ Starton pjesa e dytë! Kurbinasit në kërkim të golit të barazimit.

44’ I pakalueshëm Hidi në këto moment, duke bërë një ndërhyrje vendimtare ndaj Xhixhës, i cili mund të sillte rrezik nga krahu i djathtë.

42’ Pretendojnë për penallti te Kastrioti, pas një ndërhyrje të Ignjatoviç ndaj Bardhit, por për gjyqtarin Koçi gjithçka është e rregullt.

36’ Çfarë rasti për Mustën, i cili pas një pasimi të marrë nga Xhixha, shfaqet i vetëm me portierin Hidi, por ky i fundit bën heroin duke i mohuar golin.

35’ Mundësi e mirë për Laçin, me Harmon që rrëzohet në zonë pas një dyluftimi me Çelën, por gjithçka e rregullt për arbitrin Koçi.

30’ Gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Redon Xhixha, i cili e gjuan topin mbi traun e portës.

28’ Penallti e dyshimtë për Laçin. Xhixha pason në zonë për Lushkjan, ky i fundit gjuan menjëherë, por topi ndalet në fytyrën e Nezirit, ndërkohë që arbitri jep penallti për prekje me dorë.

23’ GOOOOOOOL KASTRIOTI 1-0! Fantastik Indrit Prodani, i cili përfiton nga një top i mbetur në zonë, pas krosimit të Bardhit dhe gjuan fort me të majtën, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës. Si një “ish” i kësaj sfide, Prodani nuk feston golin e shënuar!

20’ Rasti i parë i vërtetë për Laçin! Harmon Van Deiv, përfiton nga një gabimi Nezirit dhe menjëherë gjuan në drejtim të portës, por topi prek rrjetën e jashtme.11’ Vjen rreziku i parë për Kastriotin, me Patrik Bardhin që nga një pozicion shumë i mirë në zonë, gjuan fort me të djathtën, por topi shkon jashtë.

7’ Pranë golit Laçi me Redon Xhixhën, i cili gjuan bukur me kokë pas një krosimi perfekt të Deliut, por Hidi është i vëmendshëm dhe largon topin në rivënie fundore.

Starton takimi, skuadrat në kërkim të fitores!

Related posts

CRYSTAL PALACE-MANCHESTER CITY/ Vendasit ngushtojnë shifrat, shënon Milivojevic

Delo.autor

PAK DITË MË PARË RINOVOI KONTRATËN/ Rebelohet ylli i Dortmund dhe kërkon largimin

Delo.autor

PSG turpëron Monaco-n dhe shpallet kampion

Sadik.Autor

Leave a Comment