Futboll Sport

Young Boys fiton titullin zviceran, ja reagimi i rivalit më të madh

Në fundjavën që lamë pas, Young Boys ka festuar titullin zviceran duke mposhtur Luzern 2-1 brenda në shtëpi. Lajme të mira për ta, jo edhe aq të mira për Basel, që tani ka dorëzuar titullin dhe do t’i duhet të pajtohet me faktin se nuk do të fitojë asnjë trofe, diçka që kishte nëntë vite pa ndodhur.

Gjithsesi, Basel ka bërë një gjest të mrekullueshëm duke blerë një faqe të tërë të gazetës më të shitur zvicerane Blick për të uruar kundërshtarët për titullin e fituar.

“Ju lutemi të kujdeseni mirë për trofeun, do të donim të ishte në gjendje të mirë vitin tjetër kur ta fitojmë prapë,” shkruhet aty.

“FC Basel 1893 uron BSC Young Boys për titullin e fituar.”

Një gjest për t’u marrë shembull në kampionatet e tjerë.

Related posts

E BUJSHME/ Di Maria mund të shkojë tek Napoli për një shifër REKORD

Isa.Autor

SULMI NË CAPITOL/ Akuzë penale ndaj fituesit të 5 medaljeve të arta olimpike në not

Delo.autor

NEGOCIATAT E PEREZ/ Trajneri i njohur i thotë “JO” Real Madridit (FOTO)

F.autor

Leave a Comment