Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizanit-Kastrioti “Selman Stërmasi”. Rezultati 2-0

Ka startuar në orën13:45 në stadiumin “Selman Stërmasi”, ndeshja mes Partizanit dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Është ndeshja e parë për fazën e dytë të kampionatit për të dyja skuadrat, të cilat do të kërkojnë rezultat pozitiv. Ndeshja e parë për këtë sezon mes këtyre dy ekipeve u mbyll me fitoren e krutanëve me rezultatin 1-0, ndërsa sot të kuqtë e kryeqytetit do të kërkojnë një lloj “hakmarrje”.

Skuadrat janë përballur mes tyre 19 herë, ku Partizani ka marrë 14 fitore, 2 fitore i kanë marrë krutanët dhe 2 ndeshje janë mbyllur në barazim. Të dyja ekipet janë në kuotë të barabartë pikësh 13, ndërsa sot pritet të vendosët se kush do e mbyllë më sipër në renditje vitin. Ndërkohë Melo nuk është grumbhulluar për këtë ndeshje.

LIVE: PARTIZANI – KASTRIOTI 2-0

KOMENTI LIVE: 

90+4′ GOOOOOL PARTIZANI 2-0/ Jasir Asani realizon nga pika e bardheë e penalltisë. 

90+3′ Penallti për Partizanin. E fiton autori i golit Tedi Cara, pas një rrëzimi brenda zonës gjatë duelit  me Bojom.

90+1′ E pabesueshme çfarë humbet në këto momente Tedi Cara, i vetëm përbalë Hidit, e ka dërguar topin jashtë.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida “Demat e Kuq” kalojnë në avantazh. Cara godet saktë me kokë i harruar brenda zonës, duke i dhënë kryesimin kryeqytetasve.

85′ Asani shpërdoron një shans të artë nga një pozicion të favorshëm brenda zonës, gjuajtja e tij shkon drejt e në duart e Hidit.

78′ Zëvendësim te Kastrioti, largohet Rezi i dëmtuar, vendin e tij e merr Nuriu.

78′ Zëvendësim te Partizani, largohet Bardhi, vendin e tij e merr Cara.

68′ 9 me 2 numri i goditjeve nga këndi, që konfirmon epërsinë e skuadrës së kuqe.

66′ Mala ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj De Silvës.

58′ Tjetër pritje shpëtimtare e Isli Hidit, që devijon një harkim të rrezikshëm nga e djathta në këndore.

57′ Trajneri ndreu kryen edhe 2 zëvendësime të tjera, largohen nga fusha Moraesh dhe Rami në vend të tyre Rezi dhe Plaku.

50′ Kastrioti kryen zëvendësim, largohet nga fusha e lojës Okebugu, vendin e tij e zë Mehmeti.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Tjetër shans i artë për Partizanin. Hidi bën shpëtimtarin. I mohon një gol të sigurt Bardhit, i cili gjuan bukur me kokë brenda zonës, por ndalet nga gardiani i skuadrës krutane.

35′ Dominim i Partizanit, të kuqtë kërkojnë me ngulm golin, mbrohen mirë krutanët e Ndreut.

31′ Provon edhe Kardozo me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

29′ Minuta më të mira për Partizanin. Të kuqtë shfaqen më të qartë në qarkullimin e topit, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Kastriotit, por pa sukses.

25′ Solomon ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj numrit 4 Sokol Neziri.

19′ Aksioni më i mirë për Partizanin. Provon Solomon, me një gjuajtje të rrezikshme, por fantastike pritja e Isli Hidit që largon rrezikun në këndore.

16′ Bardhi provon me një gjuajtje të fortë nga distanca, topi i tij ndalet nga portieri Alban Hoxha.

6′ Rast i rrezikshëm për Kastriotin, pas harkimit të Bardhit nga e djathta, një prej mbrojtësve të skuadrës krutane godet me kokë, por topi shkon drejt e në duart e Alban Hoxhës. Gjuajtja e parë në kuadrat i takon Kastriotit.

2′ Kastrioti fiton goditjen e parë nga këndi me Okebugun.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”.

Related posts

“HERA E PARË QË E SHIKOJ KËSHTU RONALDON PAS ZËVENDËSIMIT”/ Pirlo: Nuk do flisnim për vendin e katërt nëse…

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Milan-Lille. Rezultati 0-3

Delo.autor

“AI VRAPON SHPEJT, DI TË…”/ Benzema largon frikën e dëmtimit, tregon si është të luash përkrah Mbappe

Delo.autor

Leave a Comment