Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Apolonia-Vllaznia. Rezultati 0-1

Luhet duke filluar nga ora 13:45, ndeshja mes Apolonisë dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 10-të në Kategorinë Superiore.

Ndeshjen e fazës së parë shkodranët e fituan me rezultatin 2-0 dhe përsëri ditën e sotme do të kërkojnë me çdo kusht fitoren. Në 25 vitet e fundit, Apolonia dhe Vllaznia janë ndeshur 40 herë mes tyre. Bilanci: 7 fitore Apolonia, 27 fitore Vllaznia dhe 6 barazime, golat: 73-34 për shkodranët. Ndeshen mes tyre skuadra me mbrojtjen më të dobët: Apolonia, 19 gola të pësuar, me sulmin më të mirë: Vllaznia, 14 gola të shënuar.

Pritet një ndeshje e luftuar në “Loni Papuçiu”, me skuadrat që do të kërkojnë maksimumin.

APOLONIA-VLLAZNIA 0-1

Hoxhaj 40′

KOMENTI LIVE:

86’ Adiminstrojnë mirë avantazhin lojtarët e Vllaznisë, të cilët janë të vendosur shumë mirë në mbrojtje dhe provojnë të shënojnë të dytin me kundërsulm.

68’ Zëvendësim i dyfishtë te Apolonia, largohen nga fusha e lojës Gjata dhe Smaçi, për t’i lënë vendin Zogajt dhe Zaimit.

64’ Tjetër rasti i mirë për Vllazninë, me Dilaver që pasi driblon një mbrojtës, drejtohet nga porta, por Harizaj bën ndërhyrjen vendimtare duke larguar rrezikun.

57’ Pranë golit të dytë Vllaznia! Me Imerin që provon me një gjuajtje të fortë brenda në zonë, por Harizaj bën heroin duke e dërguar topin në rivënie këndore.

50’ Kërkon golin e dytë Vllaznia, me Hoxhajn që pas një krosimi të marrë nga Isaevski, e ul topin me gjoks për Imerin, por ky i fundit gjuan mbi traun e portës.

45′ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Apolonia, largoet Omeri për t’i lënë vendin Kumanit.

Mbyllet pjesa e parë!

43’ Tjetër rast i rrezikshëm për Vllazninë, me Gurishtën që jep një top të bukur për Imerin, me këtë të fundit që nuk mendohet shumë, duke lëshuar një gjuajtje të fortë, por Harizaj reagon bukur duke e larguar topin.

40’ GOOOOOL VLLAZNIA 0-1! Kalojnë në avantazh shkodranët me Ardit Hoxhajn, i cili pas një krosimi të Gurishtës nga e djathta godet bukur me kokë, duke mposhtur portierin Harizaj.

33’ Pranë golit Apolonia, me Rrepajn, i cili pas një krosimi të Mehmetit gjuan fortë me të majtën, por Zogoviç bën heroin duke bërë një pritje spektakolare.

22’ Rasti shumë i mirë për Vllazninë, me Isaevskin që kroson nga e majta, por Dilaver godet shumë keq me kokë, në një pozicion ku kishte mundësinë të rrezikonte.

17’ Pretendojnë për penallti te Vllaznia, për prekje të topit me dorë nga Sota. Nuk është i këtij mendimi arbitri Koçi.

12’ Vjen reagimi i Vllaznisë, Kruja lëshon një gjuajtje të fortë nga e majta, krijohet iluzioni i golit, por topi shkon jashtë.

10’ Tjetër mundësi e mirë për Apoloninë, që bën presion në këto minuta të para. Omeri pason bukur për Gjatën, i cili surprizohet nga një dalje e portierit Zogoviç, i cili largon rrezikun.

4’ Tenton të surprizojë Apolonia me Omerin, i cili bën presion, por Shehi kthen me qetësi topin te Zogovicc.

Starton sfida në “Loni Papuçiu”!

Related posts

“NUK KA KOHË…”/ Bakayoko mesazh Milanit nga rrjetet sociale, Leao përfundon tmerrin e karantinës (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUS VAZHDON TË MBIZOTËROJË/ Ronaldo, si një “rrul” që shtyp çfarë i del përpara… radhën e ka Napoli

Delo.autor

LIVE/ Kastrioti-Skënderbeu: Vendoset baraspesha në Fushë-Krujë, Vangjeli shënon për korçarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment