Futboll Sport

Greca prish planet e Laçit, Prenga bën gati ndryshimin

Laçi zhvilloi dje një miqësore kundër Kastriotit dhe barazoi me rezultatin 0-0. Trajneri Besnik Prenga tentoi të aplikonte lojën që do të bëjnë kundër Anorthosis Famagusta, duke kërkuar nga skuadra e tij që të luajë me kujdes. Kishte disa lëvizje në formacion, këto të kushtëzuara. Bedri Greca, i cili ishte marrë në huazim nga Tirana, ditën e djeshme ishte në Kamzë, por thjesht si spektator, pasi nuk mund të luajë me bardhezinjtë. E gjitha kjo për shkak të një kartoni të marrë me fanellën e Kukësit në kupat e Europës.

Në këtë mënyrë ai ka bërë prapaktheu dhe është larguar nga grumbullimi me skuadrën kurbinase. Greca ishte programuar në majën e sulmit kurbinas, ndërkohë që nga krahët do të mbështeste Uzuni dhe kroati Vice Kendes. Tashmë plani është prishur dhe është Shtubina që zhvendoset në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa kroati do të luajë si qendërsulmues. Kjo ishte ajo çka u pa në miqësoren Laçi-Kastrioti. Sa i takon ndonjë afrimi, duket e vështirë tani, pasi edhe vetë trajneri Prenga e pranoi se është një kohë shumë e shkurtët për këdo që të përshtate, plus që një tjetër problem është fakti që lojtarët në këtë periudhë nuk është se kanë gjendjen e duhur fizike.

Derisa ta marrin ngarkesën, do të duhet kohë, ndaj edhe me shumë mundësi do të punohet me grupin aktual të lojtarëve. Sigurisht që do tentohen afrime në funksion të sezonit të ardhshëm dhe presidenti Pashk Laska po punon për këtë. Deri më tani lëvizjet kanë qenë të pakta dhe objektivi kryesor për momentin është afrimi i një qendërmbrojtësi. Ndaj Anorthosis Famagusta është projektuar të luajë Erjon Hoxhallari, i cili më pas do të kthehet te Tirana, pasi Laçi e ka marrë në huazim atë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Të rifillojë apo jo Serie A? Lotito bën sherr me drejtorin e Interit

Delo.autor

SKANDAL NË RUMANI/ Futbollisti dhunon drejtorin sportiv të ekipit, ja shkaku

Delo.autor

ANALIZA/ Viti i artë i Interit, ja si kanë ndryshuar nga conte tek Inzaghi

Delo.autor

Leave a Comment