Futboll Seria A Sport

MBROJTËSI KUMBULLA NUK I BESON SYVE/ Shikoni momentin kur portieri kundërshtar i mohoi një gol të sigurt (VIDEO)

Roma u përball në shtëpi me Kaljarin ditën e djeshme në ndeshjen e fituar me rezultatin 3-2. Në stadiumin “Olimpiko”, Marash Kumbulla u kthye titullar në qendrën e mbrojtjes për kryeqytetasit, duke luajtur 63 minuta, përpara se t’i linte vendin Ibanjezit.

Madje mbrojtësi shqiptar i shkoi shumë afër golit, teksa në minutën e 30’, pas një krosimi perfekt të marrë nga goditja e këndit, gjuan bukur me kokë, por shikon topi i ndalet nga portieri Kranjo.

Kumbulla nuk i beson syve, pasi dukej një gol thuajse i sigurt për nga mënyra se si e gjuajti topin, por portieri i Kaljarit, bëri “heroin” në këtë rast.

Related posts

Nga Pozzo te Löw, njihuni me trajnerët më jetëgjatë të kombëtareve

Sadik.Autor

Igli Tare rrëfen ‘pa filtër’: Shqiptarët që kam zgjedhur për Lazion më kanë nderuar

Sadik.Autor

PLAS SKANDALI/ Brazili i heq pasaportën RONALDINHOS dhe e shpall në kërkim

Isa.Autor

Leave a Comment