Futboll Seria A Sport

HIPOTEZAT PËR NJË TRANSFERIM SHTOHEN/ Agjenti i Hysajt: Nëse do që të largohet, duhet të…

Elseid Hysaj nuk po gjen hapësirat e sezoneve të kaluara tek Napoli, dhe hipotezat për një transferim sa vijnë e shtohen. Gjithsesi, klauzola prej 50 milionë eurosh nuk e bën kalimin aq të thjeshtë.

Agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi, është shfaqur ditën e sotme në qendrën stërvitore të Napolit, për t’u takuar me drejtorin sportiv, Kristiano Xhuntoli, dhe për të vlerësuar situatën e mbrojtësit.

Nga ana tjetër, Drejtori Xhuntoli e ka ngrirë rinovimin e Hysajt, për kontratën që skadon në 2021. Siç bëhet me dije, klubi ia ka bërë të qartë Hysajt dhe agjentit të tij, se nëse dëshiron të largohet, duhet të afrojë një klub që është i gatshëm të paguajë 50 mln euro, aq sa klauzola e shkodranit, dhe Napoli është i gatshëm ta shesë.

Pritet të shihet nëse Mauricio Sarri është i gatshëm të paguajë këtë shifër, ndërsa pas zërave për një interes nga Atletiko, klubi nga Madridi i ka mohuar këto zëra.

Related posts

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ ​Reagon miku më i mirë i futbollistit të “Premierligës”: Ai kishte synime të qarta…

Delo.autor

NAINGGOLAN TRONDIT INTERIN/ Lojtari e tepron, fotot në club shkaktojnë TËRMET

Isa.Autor

REFUZOI PORTUGALINË/ Në Romë të bindur, Mou vendos të ardhmen në qershor

F.autor

Leave a Comment