Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Kërkon përforcime të mëdha, Manchester United i ofron Juventus të shkëmbejë Pogba me…

Që Mançester Junajtid nuk ësh të më aspak i lumtur me Pol Pogbanë, duke parë paraqitjet e francezit në sezonet e fundit, është po kaq e vërtetë se “Djajtë e kuq” kanë mbetur të fiksuar pas rikthimit të Kristiano Ronaldos, ndonëse portugezi më datë 5 shkurt do të festojë 36-vjetorin e tij.

Por duke parë nga ana tjetër që në Torino sa vijnë e bëhen më të fortë edhe zërat për një rikthim të bujshëm të Pogbasë, të cilin “Zonja e Vjetër” mund ta tentojë që në merkaton e janarit, pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, ky fakt ka trazuar shumë ujërat në orët e fundit.

Nga Anglia kishin theksuar një javë më parë se për Pol Pogbanë, Mançester Junajtid ka vendosur që të ulë në vetëm 55 milionë euro pretendimet për kartonin e tij dhe do të ishin të lumtur që të ngrinin një tratativë me kampionët e Italisë, duke pretenduar një shkëmbim kokë më kokë me Paulo Dibalën, një lojtari që papritur ka humbur ritmin, por ndoshta edhe dëshirën për të vazhduar karrierën në Torino.

Dhe ndërsa shumë mendonin se kjo ishte hipoteza më e mundshme, dje “Daily Mail”, por jo vetëm, kanë nënvizuar se drejtuesit e lartë të Mançester Junajtid i kanë bërë ofertën e parë zyrtare Juves: kartonin e Pol Pogbasë në këmbim të atij të Kristiano Ronaldos.

Diçka e tillë ka rezultuar si një rrufe në qiell të hapur për “Zonjën e Vjetër”, por ndoshta edhe për vetë Ronaldon, ndonëse ky i fundit vështirë se do të pranonte, apo qoftë edhe ta mendonte një lëvizje të tillë në janar, duke qenë se në “Old Trafford” nuk i garantojnë as të luajë në Champions, të paktën sivjet. Por gjithsesi, të gjitha këto thashetheme që kanë nisur të qarkullojnë do të thotë se ndoshta diçka në prapaskenë ka nisur të lëvizë mes Juves e Junajtid.

Related posts

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Me objektiv të qartë, Laçi përgatit edhe dy goditje në limit

Delo.autor

SUPERIORE/ Laçi vetëm 3 pikë larg Tiranës, Skënderbeu zhytet në vendin e fundit. Ja si ndryshon renditja…

Delo.autor

RASHICA PËRKRAHË CR7 DHE MBAPPE/ Shikoni çfarë i bën “UEFA” sulmuesit të Kosovës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment