Futboll Premier League Sport

MERKATO E JANARIT/ Mesfushori drejt Barcelonës, Liverpool “piketon” talentin portugez…

Mund të ketë një vals mesfushorësh në merkaton e verës. Xhorxhino Vajnaldum është një nga lojtarët që Ronald Kuman e do patjetër te Barcelona dhe ai nuk ka ndërmend që të rinovojë kontratën me Liverpulin.

Duke nisur nga 1 janari, Vajnaldum ka të drejtë që të zgjedhë skuadrën e ardhshme dhe të bisedojë me një tjetër ekip. Të gjitha rrugët e çojnë në Katalonjë dhe Liverpuli tashmë e ka të pamundur që ta ndalojë. Në merkaton e verës, holandezi mund të “përqafojë” trajnerin Kuman, me të cilin ka punuar në kombëtare.

Nga ana tjetër, skuadra e Jyrgen Klopit nuk po rri duarkryq, por është në sulm për një tjetër mesfushor. I piketuari nga trajneri dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë është Renato Sançes. Në këtë sezon është duke shkëlqyer tek ekipi i Lilës dhe ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve anglezë. Pak sezone më parë ishte pjesë e Bajernit, por nuk shkëlqeu në Bundesligë. Këtë herë mund të ketë një tjetër shans të artë për të luajtur në nivele të larta.

Related posts

NGA SARRI TEK PAUL POGBA/ Ja surprizat e merkatos së verës tek Juventus

Delo.autor

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Mesfushori Lorenco Vila: Të japim gjithçka që kemi dhe…

Delo.autor

RIKTHEHET KAKA/ LEGJENDA KUQEZI çon në delië tifozët e MILANIT, do fitojmë…

Isa.Autor

Leave a Comment