Futboll Sport

MESSI APO RONALDO? Felipe Melo s’ka dyshime: Mbetet një lojtar unik, në një ndeshje vendosëm ta…

Felipe Melo, siç ka pranuar vetë ai, do të ishte bërë pjesë e krimit të organizuar brazilian nëse nuk do të ishte bërë futbollist.

Edhe në fushë nuk ka qenë tamam një engjëll. Të panumërt ndërhyrjet në limitet e rregullores, po aq edhe deklaratat “e nxehta”. Ole ka grumbulluar anekdotat e tij.

Në fillim, marrëdhënia me Messi-n. E bazuar mbi një respekt të thellë. Edhe pse e ka keqtrajtuar në fushën e lojës.

“Messi është special, sepse e merr me shqelma dhe nuk proteston, ngrihet dhe vjen të marrë një tjetër. Nuk ka frikë. Një herë më ka ndodhur ta godas pa dashje me bërryl dhe ka filluar t’i dalë gjak nga hunda”.

“I kam thënë se i doja të mirën. Mbetet një lojtar unik. Kur kemi luajtur kundër tij me Brazilin, kemi vendosur ta merrnim me shqelma me radhë. Nuk donim ta vrisnim, të jetë e qartë. Kishim studiuar një zgjidhje për ta ndalur. Është shumë e vështirë të mbulosh një futbollist aq të fortë. Ndonjëherë zgjidhja e vetme është faulli taktik”.

“E konsideroj më të fortë se Cristiano Ronaldo-n, sepse përveçse shënon gola, vihet edhe në shërbim të skuadrës dhe ndihmon shokët që të gjejnë golin. Është një lojtar më i kompletuar në krahasim me portugezin”, ka thënë Melo.

Related posts

ZHGËNJEN TIFOZËT E BARCELONËS/ Marotta: Lautaro nuk ka shfaqur kurrë dëshirën për tu larguar

Delo.autor

Reali gabon ndaj Celtas, Zidane i thotë ‘mirupafshim’ kampionatit

Q.Autor

SPECIALE/ Njihuni me klubet që kanë më shumë lojtarë, të përfshirë në këtë Kupë Bote

Sadik.Autor

Leave a Comment