Futboll Seria A Sport

“MILAN I KA TË GJITHA MUNDËSITË PËR TË LUFTUAR PËR TITULL”/ Capello: Piolin s’e vlerësojnë sa duhet

Nuk ka dyshime Fabio Kapelo, i intervistuar nga “Corriere della Sera”. Sipas ish-trajnerit kuqezi, “Djalli” nuk duhet të mjaftohet me ëndrra, por të synojë konkretisht objektivat e mëdhenj. Skuadra e Piolit e bën të dallueshme dorën e teknikut të saj, por nga ana tjetër nuk mund të mos përmendet puna e Maldinit. Për 73-vjeçarin Milani i ka të gjitha mundësitë për të synuar “gjahun” e madh të sezonit.

A është ky Milan gati për të arritur titullin?
Ëndrrat e mëdha janë për këdo, planet e mëdha jo. Milani mundet dhe duhet ta bëjë diçka të tillë, aq më tepër që fitoret me Interin e Napolin janë tregues të qartë force. Me të njëjtën forcë kuqezinjtë arritën të kapërcenin pa vështirësi Fiorentinën duke treguar qetësi dhe jo ankth përballë një suksesi që ishte thuajse i detyrueshëm. Ekipi nuk është rastësisht në vendin e parë e teksa Pioli ka vënë në punë idetë dhe përvojën, Maldini ka sjellë profilet e duhura për projektin ndërsa Ibra po shënon.

Duket sikur nuk ndikon as mungesa Ibrës apo jo?
Edhe ky është një aspekt për të mos u nënvlerësuar, pasi mjafton të mendosh se sa të trembur ishin në fushë të njëjtët lojtarë vetëm një vit më parë. Tashmë janë të vendosur, trima dhe gati të kafshojnë rivalin. Pioli i ka dhënë identitet të qartë dhe të gjithë kanë të qartë.

Përmendët Piolin. Sa ka ndikuar trajneri në ecurinë e Milanit?
Pa diskutim që ka merita të jashtëzakonshme, të cilat gjithsesi jo të gjithë ia njohin tërësisht. Edhe kur drejtonte Lacion apo Fiorentinën, Pioli ka dëshmuar cilësi prej trajneri cilësor falë personalitetit dhe ideve të tij. Milani bëri mirë që e konfirmoi dhe rezultatet po i japin të drejtë. Për të mos harruar është edhe fakti që ekipi nuk është ndikuar nga mungesa e publikut, që nuk është diçka e vogël.

Edhe puna e Maldinit po jep frytet e veta…
Paolo meriton duartrokitje, sidomos në ndërtimin e organikës. Ndoshta në janar do t’i nevojitet një mbrojtës, sepse Milani luan në tri fronte. Nga ana tjetër nuk mendoj se kanë nevojë për një zëvendës për Ibrën. Diçka e tillë do të ishte e pranueshme vetëm në aspektin numerik sepse shoh që ekipi ka një ekuilibër i cili duhet prekur sa më pak.

Sa ka ndryshuar Ibra që nga koha kur e kishit te Juventusi?
Është shumë më i pjekur dhe është shndërruar në lider të vërtetë. Nëse dikur mjaftohej me golat, tani do të bëjë diferencën në çdo gjë. Skuadra është infektuar nga uria e tij për fitore dhe e ka përvetësuar mendësinë e suedezit. Për këtë mjafton të shohësh gjuhën e trupit.

Related posts

“TË GJITHË DO TË DËNOHEN NË…”/ Presidenti i klubit kosovar “shpërthen” pas humbjes ndaj vendit të fundit (FOTO)

Delo.autor

“LUFTË” E ASHPËR PËR EUROPËN/ Laçi merr “asist” nga… kalendari

Delo.autor

PRAPASKENA/ Ronaldo largoi trajnerin Sarri, ja çfarë kushti i vendosi Agnellit!

Delo.autor

Leave a Comment