Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT/ Numra prej fenomeni, Armando Broja renditet pas… CR7

Javën e fundit nuk mun di dot të zbriste në fushë për shkak të anulimit të ndeshjes kundër Brentfordit më 18 dhjetor. Të dielën në “Boxing Day”, në javën që Anglia i feston Krishtlindjet në fushë, Armando Broja pritet edhe një herë të udhëheqë sulmin e skuadrës së Sauthemptonit në transfertën e vështirë me Uest Hemin.

Me 4 golat në 6 ndeshjet që ka luajtur si titullar në Premier Ligë, talenti i Çelsit i ka bërë të gjithë të flasin për të këtë sezon. Falë golave të tij sulmuesi i kombëtares shqiptare i ka dhënë 35% të pikëve “Shenjtorëve” deri në javën e 17-të, duke u kthyer nga një rezervë e kritikuar nga trajneri Ralf Hazenhytel, në zgjedhjen e tij të parë për sulmin.

Dhe formën e 20-vjeçarit përpara porte e konfirmojnë ato që janë të pakundërshtueshme, shifrat: Edhe faqja zyrtare e Premier Ligës, në sajtin e saj i bën jehonë formës së talentit të bluve të Londrës, i cili renditet në vend të katërt për sa i përket raportit të golave për minuta në fushë.

Ai shënon mesatarisht çdo 155.3 minuta, duke u renditur vetëm pas Kristiano Ronaldos, të cilit për të shënuar një gol në Premier Ligë me fanellën e Mançester Junajtidit i janë nevojitur 146.9 minuta deri tani. Uest Hemi, që e nisi shumë mirë sezonin, ka nisur të shfaqë probleme në mbrojtje gjatë ndeshjeve të fundit.

“Çekiçët” e kanë ruajtur rrjetën e paprekur në vetëm një takim në 8 të fundit. Dhe Broja mund të shfrytëzojë këtë defekt të skuadrës së Dejvid Mojesit për të thelluar rekordet e tij të dielën.

Ai shënon çdo 4 goditje që bën (24%), një mesatare më e mirë se e shokëve të sulmit, Adams (14%) dhe Armstrong (15%), madje është edhe më e lartë sesa e disa prej më të mirëve të Premier Ligës: Salah (21%), Heung Min-Son (19%) dhe Romelu Lukaku (15%).

Dhe nëse mbetemi te sulmuesit aktualë të Çelsit, Broja ka shënuar më shumë gola në Premier Ligë sesa të gjithë ata këtë sezon: Lukaku (3), Haverc (2) dhe Verner (1). Të gjitha këto shifra janë sinjale që e dërgojnë drejt një destinacioni të vetëm sezonin e ardhshëm… “Stamford Bridge”.

Related posts

TRAJNERI JEP LAJMIN E HIDHUR/ Atalanta me mungesë të rëndësishme kundër PSG-së

Delo.autor

FINANCAT PREJ KORONAVIRUSIT/ “Suning” konverton borxhin, ja gjendja e arkave të Inter

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ Belotti kthen Torinon në lojë me një gol të bukur (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment