Futboll Seria A Sport

MILAN PO “FLUTURON” NË KAMPIONAT/ Administratori Gazidis: Maldini po bën një punë të jashtëzakonshme për të rikrijuar një…

Milani po “fluturon” në kampionat, por po “fluturon” edhe në Europa League, ndërkohë që të gjithë tifozët në largësi, po shijojnë momentin e skuadrës kuqezi. Përkundër dëmtimit të Ibrahimoviç, “Djalli” nuk dëshiron të ndalet nesër përballë Sasuolos, ndërkohë që Ivan Gazidis i bën një vlerësim kësaj rruge.

Administratori i Milan, në mikrofonin e ‘Sky Sports UK’, ka folur para së gjithash për Paolo Maldinin, mbështetësin e tij në këtë aventurë. Paolo Maldini përfaqëson klubin, ai është klub nuk është vetëm për atë që përfaqëson në të kaluarën, por edhe për atë që është sot. Paolo po bën një punë të jashtëzakonshme për të rikrijuar një imazh të Milanit për brezin e ardhshëm, duke i mbajtur të paprekura vlerat e klubit, sepse ai i njeh aq mire ato, por gjithashtu mendon për të ardhmen”.

Superlativa edhe për Stefano Piolin, trajneri i rilindjes së Milanit. “Ai është fantastik, i ka bashkuar të gjithë lojtarët së bashku, duke krijuar një ndjenjë të shkëlqyeshme uniteti, me një objektiv të përbashkët. Ne po luajmë futboll me synime, duke sulmuar, ne kemi shënuar të paktën 2 gola radhazi në 14 ose 15 ndeshjet e fundit.”

Më në fund, si elementin e tretë të rilindjes, Gazidis flet për Zlatan Ibrahimoviç, i cili do të mungojë edhe për pak kohë. “Gjëja për të cilën jam shumë i lumtur është lidershipi që ne po tregojmë. Jo vetëm te Zlatan, i cili padyshim që është si një çadër për të gjithë lojtarët. Ai ndihet rehat, e duron presionin dhe përpiqet të ndihmojë lojtarët e rinj që të rriten. Ibra vazhdon ta quajë veten Benjamin Buton, dhe vazhdon të rinohet”.

Related posts

Torres: Griezmann duhet të fitojë trofe për t’u krahasuar me Messin dhe Ronaldon

Sadik.Autor

Irritohen maqedonasit: Festuan kuqezi, kë do përfaqësojë Shkëndija në “Champions” ne apo Shqipërinë?

Sadik.Autor

SKANDALI NË KOHË KORONAVIRUSI/ Mbrojtësi Walker pret dënimin rëndë, pasi theu karantinën duke bërë seks

Delo.autor

Leave a Comment