Futboll Sport

NDARJA NGA JETA E MARADONËS/ Detektivi i punësuar nga Sevilla për ta spiunuar: Bënte gjëra absurde

Diego Armando Maradona ishte perfekt në fushën e lojës. Më pak jashtë saj. Janë të shumtë episodet që kanë patur për protagonist legjendën argjentinase dhe që kanë njollosur imazhin e tij.

Pasi ka treguar më të mirën e vetes me fanellën e Napoli-t, ku është bërë një Zot i vërtetë, Diego është transferuar te Sevilla. Në Spanjë njihnin talentin e madhe të Diez, por edhe se atij nuk i pëlqenin shumë rregullat, deri në atë pikë sa kanë punësuar një detektiv privat, i cili u bë hija e tij.

“Jetonte në një shtëpi e cila kishte vetëm një rrugëdalje. Kështu që kemi vendosur një makinë aty dhe kemi punuar me turne”, ka thënë detektivi për Vox Populi.

“Në atë shtëpi ishin 18 ose 20 njerëz që hynin dhe dilnin. Punoj në rrugë prej 30 vitesh dhe e di se çfarë njerëzish janë. Ka qenë një katastrofë. Bënte një jetë të pazakontë për një atlet”.

“Kishte rreth 15 italiane, menaxherin e tij dhe dhjetë ose dymbëdhjetë bajga mbas vetes. Maradona ishte budalla, sepse ishte një njeri i mirë, por kishte shumë parazitë mbrapa vetes që donin t’i merrnin gjithçka”.

Charlie, ky është emri i detektivit, ka zbuluar më pas planin e ideuar nga skuadra e tij për t’u bërë pjesë plotësisht e grupit të Maradona-s.

“Kam arritur të infiltroj sida miq brenda klanit. Kështu u kemi ngritur një kurth. Diego kthehej rreth orës pesë të mëngjesit dhe në dhjetë duhej të ishte në qendrën stërvitore”.

Më pas, Pibe de Oro vendosi të largohej nga Sevilla, dhe ka qenë në atë moment që i gjithë materiali i grumbulluar i ka shërbyer klubit, që i ka thënë Maradona-s:

“Shiko, kemi këtë, këtë dhe këtë. Nuk ke shkuar në stërvitje për këtë, këtë dhe këtë. Kanë kursyer rreth 150 milionë peseta (rreth 900 mijë euro) falë atyre materialeve”, ka përfunduar Charlie.

Related posts

Nis pjesa e dytë, Teuta 45 minuta larg fitores së madhe kundër Vllaznisë

Sadik.Autor

MESSI NUK HEQ DORË/ Aguero drejt PSG, Icardi bëhet “shkes”

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË NË SERIE A/ Reja gjen shpëtim me “tre muskutierët”, ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment