Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Në Angli e bëjnë fakt të kryer, futbollisti i Realit do të transferohet te Juvja në janar

Fransisko Roman Alarkon Suarez, i njohur nga të gjithë si Isko, mund të jetë përforcimi i merkatos së dimrit për Juventusin.

Tabloidi britanik “Daily Star” e bën të sigurt një gjë të tillë dhe shpjegon se ish-talenti i Malagës do të lërë Realin e Madridit dhe do t’i bashkohet në Torino ish-shokut të skuadrës, Kristiano Ronaldo.

Sipas informacioneve të “Daily Star”, Arsenali është parakaluar nga bardhezinjtë në garën për të firmosur me fantazistin spanjoll dhe “Topçinjtë” kanë tundur flamurin e bardhë, duke mos e vazhduar më garën për të.

Paratiçi mund ta mbyll operacionin për lojtarin që nuk luan rregullisht në skuadrën e Zidanit për 20-25 milionë euro.

Related posts

KY NJERI ËSHTË FENOMENAL/ Ronaldo gati të thyejë REKORDE të tjera

Isa.Autor

Crouch i thur lavde SHQIPTARIT: SHAQIRI mund ta prishë treshen e frikshme të Liverpoolit

Isa.Autor

Napoli kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Chievos, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment