Futboll Kategoria Superiore Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Trajneri Dede e sheh Vangjelin jashtë planeve, ja reagimi i mbrojtësit të Tiranës…

Nevil Dede dhe Tirana futen në ethet e derbit. Bardheblutë kanë ndeshjen me të kuqtë si rrugë shpëtimi për kampionatin, sepse nëse humbasin edhe në sfidën me Partizanin, janë në udhëkryq shumë të madh. Jo vetëm kaq, por rrezikojnë të kompromentojnë sezonin. Gjithsesi, situata e dëmtimeve është disi më e mirë me Toshevskin që kthehet në ekip dhe përfundimisht mund të bëjë mirë në krahun e djathtë.

Në dyshim për të luajtur është Kristi Vangjeli që çuditërisht del jashtë planeve të Dedes. Zyrtarisht ka dashuri mes palëve, por mësohet se trajneri i ka ofruar mbrojtësit vendin e trajnerit të 19-vjeçarëve të Tiranës, pasi nuk e sheh në planet e tij për të ardhmen. Vangjeli nuk e ka pranuar këtë propozim, duke thënë se ka ende shumë për t’i dhënë futbollit.

Related posts

BARCELONA-LYON/ “Katalanasit” thellojnë shifrat, shënon Messi

Delo.autor

TEUTA-DINAMO/ Pas 11 mintuash lojë, Vila mposht portierin Harizaj (VIDEO)

Delo.autor

Ferrero: Janë katër ekipe duan Torreira

Sadik.Autor

Leave a Comment