Futboll Sport

NËSE MESSI IKËN NGA BARCELONA? Argjentinasi do të paguhet nga katalanasit deri në vitin 2025

Pas shumë tentativash dhe bisedimesh mes futbollistëve të Barcelonës dhe drejtuesve për të ulur pagat për shkak të krizës ekonomike, ka ardhur një marrëveshje. Lojtarët kanë pranuar që të heqin dorë nga një shumë prej 70 milionë eurosh, e cila do të shlyhet në vitet e ardhshme. Ky është i vetmi lëshim që kanë bërë lojtarët katalanas, të cilët duket se nuk kanë pranuar që shifra të ishte më e lartë.
Barcelona
Drejtuesit donin që të bënin marrëveshje për më shumë se 100 milionë euro, por futbollistët nuk ishin të gatshëm. Kjo lëvizje do të thotë se rrogat e prapambetura do të shlyhen deri në 4 vitet e ardhshme. Nëse Leo Mesi do të largohet nga Barcelona në fundin e këtij sezoni, ai do të vazhdojë të paguhet deri në vitin 2025 nga klubi katalanas për shkak të marrëveshjes së mësipërme.

Related posts

DERBI I ANGLISË/ Liverpool nuk di të ndalet. Pas një asist nga Keita, Salah ndëshkon Manchester United (VIDEO)

Delo.autor

“EURO 2021″/ Goglat të pamëshirshme, SHQIPËRIA dhe KOSOVA në një grup

Isa.Autor

STRAKOSHA NUK RINOVON ME LACION/ Shkak bëhet Interi

Isa.Autor

Leave a Comment