Futboll Ligue 1 Sport

NEYMAR NË TELASHE/ Prokuroria e Rio de Janeiro hap hetim mbi mega-festën e yllit brazilian

Drejtësia braziliane ka hapur një hetim mbi festën e Vitit të Ri të organizuar nga Neymar në vilën e tij në bregdetin e Rio de Janeiro, pavarësisht ndalimeve të vendosura nga lufta kundër pandemisë.

Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit. Agjenti i sulmuesit brazilian të PSG mohoi, por ndërkohë misteri u thellua pasi lojtari postoi një foto të tij me një mik në një jaht në plazhin e Santa Catarina, në jug të vendit.

Prokurori i Rio tha në një deklaratë se ai kishte hapur një hetim pasi kishte marrë “disa ankesa, bazuar në informacionin e zbuluar nga shtypi, në lidhje me ngjarjet e organizuara nga lojtari Neymar”.

Related posts

SUPERLIGA E KOSOVËS/ Gjilani “ngec” me Dukagjinin, Feronikeli mposht Llapin në “shtëpi”

Delo.autor

LAÇI-BEER SHEVAS/ Nuabueze mposht portierin kundërshtar, ja goli për vendasit (VIDEO)

Delo.autor

GJITHMONË UNIKAL/ GOL i mrekullueshëm dhe ndërhyrje HORROR, Van Persie i bën të gjitha (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment