Futboll La Liga Sport

Barcelona prezanton fanellën e sezonit 2018/19 në formën e çuditshme

Barcelona ka prezantuar mesditën e sotme fanellën e sezonit të ardhshëm. Një akt që ka ndodhur në një pishinë noti në bashkinë Montujic, ku këtë event e kanë asistuar presidenti i Barcelona-s Josep Maria Bartomeu dhe kryetarja e Bashkisë së Barcelonës, Ada Colau. Ekipi i parë i Barcelona-s do të veshë këtë fanellë për sezonin 2018-19, e cila i përket firmës Nike.

Prezantimi i bluzës së re është bërë në një mënyrë që nuk ka ndodhur asnjëherë, me një dron, ndërkohë që një zhytës është hedhur në pishinë. Lojtari i ekipit të parë të Barça-s, Coutinho, ka qenë ai që ka prezantuar fanellën e re të blaugranave.

Fanella e parë është klasikja blaugrana, ku shfaqen dhjetë shirita blu dhe të tjerë vjollcë në nder të 10 komunave përbërëse të Barcelonës. Tutat janë blu të zëna dhe çorapet me vija horizontale.

Fanella e dytë dhe e tretë nuk janë prezantuar sot. E dyta do të jetë ngjyrë e verdhë fluoreshente si në sezonin 2005-06, kur fituan Champions League. Ndërsa e treta, fanella do të jetë ngjyrë salmon, si në sezonin 2009-10, do të ketë një plan reference nga “Shembulli i Bracelonës”.

Fanella e re e Barcelona-s do të vishet nesër nga lojtarët në takimin kundër Real Sociedad, në sfidën që do të zhvillohet në “Camp Nou”, ku do të jetë e fundit për Andres Iniesta-n dhe do të festohet dopieta e La Liga-s dhe Copa Del Rey.

Related posts

STATISTIKAT/ Barcelona tregon muskujt para sfidës me Real Madrid, “El Clasico” është si në kohët e arta

Delo.autor

Paul Lambert ka vetëm fjalë të mira për Shaqirin

Q.Autor

E BUJSHME/ Marçelo Lipi drejt rikthimit tek Juventusi, ja detyra e re që do të mbajë tekniku italian

Delo.autor

Leave a Comment