Futboll Seria A Sport

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Mesfushori Eriksen mund të shkëmbehet në janar me futbollistin shqiptar…

Kristian Eriksen dhe Granit Xhaka janë dy nga lojtarët më të lakuar këtë periudhë. Jo për bëmat e tyre në fushën e lojës (që po e shikojnë, në fakt, shumë rrallë), por emrat e tyre i gjejmë thuajse çdo ditë në merkaton e largimeve, kjo pasi të dy janë nxjerrë në shitje, përkatësisht nga Interi dhe Arsenali.

Largimi i danezit gjatë seksionit të janarit është thuajse i sigurt, pasi prej kohësh nuk bën më pjesë në planet e Antonio Kontes dhe është nga të paktët lojtarë që mund të sigurojnë një shumë të konsiderueshme ekonomike për të financuar afrimet e mundshme të dëshiruara nga trajneri zikaltër.

“Corriere dello Sport” rikujton që mund të përfshihet në një shkëmbin me Granit Xhakën, një lojtar që gjithashtu do të largohet nga Londra gjatë dimrit. Zvicerani pëlqehet shumë nga Konte që nuk do të ishte aspak kundër një operacioni të tillë. As Eriksen nuk do të ishte kundër një rikthimi në Premier Ligë, një kampionat që e njeh shumë mirë pas periudhës te Totenhemi, një mundësi e mirë për të nisur gjithçka nga e para.

Related posts

NDESHJA BRAZIL-ARGJENTINË/ Mashtrimi me karantinën, FIFA pezullon 4 lojtarë

Delo.autor

Nxori foton e shokut të VDEKUR, portieri i Kroacisë penalizohet nga FIFA

Isa.Autor

FORMULA 1/ Për herë të fundit ka fituar Schumacher, pista italiane gati të zëvendësojë garën e Kinës

Delo.autor

Leave a Comment