Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

“E DIMË QË KAMPIONATI ËSHTË SHUMË I LUFTUAR”/ Trajneri Pioli shpjegon çfarë ndodhi kundër Atalanta-s

“Besoj se është e vetmja skuadër që nuk kemi arritur ta mundim. Atalanta e ka merituar fitoren. Ne e nisëm shumë mirë, është për të ardhur keq si e pësuam golin e parë. Goli i dytë, më pas, ka mbyllur ndeshjen”, ka thënë Pioli për Sky Sport.

“Atalanta ka luajtur më mirë se ne, por ne mbetemi të fortë. E dimë që kampionati është shumë i luftuar”.

“Pse kam preferuar Meite-n? Besoja se duhej një mesfushor më fizik, pozicionet e tyre janë të veçanta. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, zgjedhjet janë bërë në këtë drejtim”.

“Lodhja? Nuk i kam të dhënat e ndeshjes së sotme, por deri në ndeshjen kundër Cagliari-t ishim mes skuadrave që kanë vrapuar më shumë me intensitet të lartë”.

“Rotacion? Do të mendohem, të shohim. Do të mendohem sot në darkë sepse gjumi nuk ka për të më zënë”.

Related posts

Mbrojtësit e Juventusit “gjejnë” mënyrën se si ndalet Ronaldo

Sadik.Autor

MESFUSHORI SHQIPTAR UL GJAKRAT/ Ky veprim i Xhakës e afron me shiritin e kapitenit (FOTO)

Delo.autor

Massimo Moratti: Juventusin është skuadra më e fortë në Itali, por gjithmonë ndihmohet nga gjyqtarët

Sadik.Autor

Leave a Comment