Futboll Premier League Sport

NUK PRANON KRITIKAT PËR STILIN E LOJËS SË TOTTENHAM/ Mourinho: Rëndësi ka rezultati, ajo mbaroi…

Zhoze Murinjo nuk i pranon kritikat për stilin e lojës së Totenhemit të tij, duke thënë se gjithçka ka rëndësi janë rezultatet. “Spërsat” u mundën nga Liverpuli në “Anfield” në minutën e fundit dhe pas ndeshjes portugezi i tha Klopit se skuadra më e mirë humbi, edhe pse Totenhemi i tij zotëroi vetëm 24% të topit ndaj kampionëve, por pati rastet më të mira për t’i goditur në kundërsulm.

Për më tepër, skuadra e Liverpulit bëri vetëm 200 pasime në 1/3-at e fundit të fushës ndaj 19 të Totenhemit. I pyetur në konferencën e djeshme për shtyp (përpara duelit me Lestërin të dielën), për kritikat që mori stili i tij i lojës, Mou tha: “Nuk e di. Nuk kam lexuar shumë që prej ndeshjes.

Më kanë kaluar disa informacione, por gjithçka di është se si ne luajtëm. Unë di gjithashtu rezultatin, i cili në fund është gjëja më e rëndësishme. Çfarë tjetër ka për të thënë? Ajo mbaroi”.

Related posts

FITORJA NDAJ SERBISË/ Rey Manaj ngriti peshë zemrat e shqiptarëve me golin historik, në Mitrovicë e falënderojnë me një murale

F.autor

BARÇA I BËN DALJE YLLIT TË SKUDARËS/ Inter fërkon duart por pas qëndron… PSG

Delo.autor

I PAKËNAQURI KONTE/ Trajneri italian mund të largohet nga Totenhemi në verë

Delo.autor

Leave a Comment