Futboll Seria A Sport

PARALAJMËRON KAMPIONËT E ITALISË/ Mesfushori Rabiot: Duhet ta fitojmë këtë ndeshje me çdo kusht

Mesfushori i Juventus-it, Adrien Rabiot, ka folur për Sky Sport pas fitores së arritur në Champions League kundër Dinamos së Kievit dhe në prag të derbit kundër Torino-s në kampionat.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë. PKjo sfidë vjen në një moment të vështirë për Torino-n dhe një fitore do të ishte shumë e rëndësishme për ata”, ka thënë francezi.

“Për ne është e rëndësishme të marrim një tjetër sukses pas paraqitjes së mirë të bërë në Champions. Historia e këtyre ndeshjeve e bën këtë takim, edhe pa tifozë, që të jetë shumë i rëndësishëm”.

“Ne do të duhet të bëjmë kujdes, sepse ata do të provojnë të fitojnë, por edhe ne. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi dhe duhet ta fitojmë këtë ndeshje me çdo kusht”.

Related posts

TOTTENHAM-LIVERPOOL/ Starton Kane nga minuta e parë, Klopp me ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Evropiani i peshëngritjes, Erkand Qerimaj TËRHIQET nga gara/ Zbulohet arsyeja

Sadik.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Leonardo në rrezik shkarkimi nga Milani, e zëvendëson shqiptari…

Delo.autor

Leave a Comment