Futboll Kategoria Superiore Sport

PARTIZANI-TEUTA/ Përplasen mbrojtjet më të mira, të ekipet kërkojnë rikthimin tek fitorja

Partizani dhe Teuta përplasen sot kundër njëra-tjetrës në një sfidë tepër delikate për të dyja skuadrat. Si “demat e kuq”, ashtu dhe “djemtë e detit”, vijnë nga barazime në javën e gjashtë dhe do të synojnë kthimin te fitoret.

MBROJTJA – Një statistikë e kënaqshme për të dyja ekipet, është pa diskutim kolona e golave të pësuar, ku numërojnë vetëm 2 në 6 ndeshjet e para në Superiore. Partizani i ka pësuar dy golat që në ndeshjen e parë kundër Kastriotit, për të vazhduar më pas me pesë ndeshje radhazi pa pësuar.

Ndërsa Teuta, ka pësuar kundër Skënderbeut dhe Kastriotit, dy ndeshje që janë luajtur në shtëpi. Të besuarit e Martinit, nuk kanë pësuar asnjë gol në ndeshjet në transfertë, por kundër Partizanit, skuadër që ka shënuar 10 gola këtë sezon, vështirë ta mbajnë rrjetën e paprekur. Dy mbrojtjet më të mira të kampionatit vihen përballë dhe një gjë është e sigurt: Sulmi do të bëjë diferencën.

SULMI – Skuadra e Teutës është një kockë e fortë për çdo skuadër në Superiore, madje klubi durrsak ka dhe objektiva madhorë këtë sezon, ku synojnë titullin në Superiore. Pasi fituan Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, “djemtë e detit” duan dhe titullin kampion, por në gjashtë javët e para, kanë pasur një problem aspak të vogël: Sulmi ka harruar të shënojë…

Vetëm tre gola në gjashtë takime për të besuarit e Edi Martinit, që plot tri sfida i kanë mbyllur në barazim 0-0. Lorenco Vila ka shënuar dy gola, ndërsa një gol Rubin Hebaj. Pjesa tjetër e ekipit, është në kuotën e 0 golave. Një statistikë që është shumë e ulët në krahasim me Partizanin, me “demat” që kanë shënuar 10 gola këtë sezon në Superiore. Vetëm një fitore këtë sezon për Teutën në Superiore, atë kundër Tiranës 0-1, ndërsa 5 takimet e tjera, janë mbyllur në barazim.

Related posts

Zyrtare/ Merkato e Flamurtarit: Dy rinovime dhe një largim

Sadik.Autor

Atletico Madridit i ndodh kjo surprizë ndaj Real Sociedadit, Barcelona ‘fërkon duart’

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Norwich. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment