Futboll La Liga Sport

PAS 9 VITESH DISTANCË/ Rikthehet dueli Messi-Ronaldo në Champions, “jashtëtokësorët” zbresin në “Camp Nou”

Pas 9 vitesh distancë nga hera e fundit në Champions, kompeticioni më madhor euriopian për klube është gati të përqafojë sërish duelin e dy mbretërve të futbollit modern në fushën e blertë, Mesi me Kristiano Ronaldon në takimin e “Camp Nou”-t, në atë sfidë Barcelona-Juventus.

Një sfidë mes dy-jashtëtokësorëve mungonte pas 9 vitesh. Duhet të luanin edhe më 28 tetor, por ylli portugez u infektua me koronavirus duke e shtyrë këtë sfidë për mbrëmjen e nesërme.

Sfida e parë, para 9 viteve në gjysmëfinalen e Champions-it përfundoi me fitoren e Barcelonës në transfertë 0-2, ndërsa takimi i dytë përfundoi në barazimin 1-1 duke kualifikuar katalanasit në finalen e madhe të “Wembley”-t.

Sigurisht me të dyja skuadrat e kualifikuara, nesër nuk duhet aspak për t’u humbur sfida e dy yjeve ndaj njëri-tjetrit ku kanë mahnitur futbolldashësit më shumë se një dekadë.

Related posts

BOTËRORI 2018/ Russia shënon golin e dytë ndaj Arabisë Saudite

Sadik.Autor

“JAM INFEKTUAR ME COVID-19 NË BELGJIK”/ Ylli i Dortmund rrëfen makthin: Ka qenë e tmerrshme të shikoje…

Delo.autor

Challandes: Barazimi nuk është pak, por me atë sulm që kemi…

F.autor

Leave a Comment