Futboll Ligue 1 Sport

ZYRTARE/ PSG konfirmon lajmin e keq, Neymar e mbyll vitin jashtë fushave. Ja sa do të mungojë…

ZYRTARE: PSG njofton se lëndimi i Neymar në kyçin e këmbës do ta mbajë atë jashtë veprimi për pjesën e mbetur të vitit. Pra, ylli brazilian do të mungojë edhe në duelin kundër Lille. Një dyshim i vogël kishte mbetur, por u bë i madh këtë të shtunë. Klubi parizien konfirmoi se për shkak të kaviljes së ndrydhur kundër Lyon (0-1), të dielën, ai humbet edhe transfertën me udhëheqësit e Ligue 1, Lille, këtë të diel në mbrëmje.

Trajneri Thomas Tuchel mbajti shpresa deri në momentin e fundit për ta pasur gati brazilianin, por klubi komunikoi të shtunën për ekzistencën e një kontuzioni kockor, i cili ende kërkon trajtim. Kthimi i 28-vjeçarit në veprim pritet në janar. Kjo mungesë iu shtohet atyre të Danilo, Sarabia, Icardi, Diallo dhe Bernat. Marquinhos, megjithatë është i disponueshëm për ndeshjen me Lille.

Related posts

FESTUAN TITULLIN E 8-TË RADHAZI NË SERIE A/ E pabesueshme ajo që ndodh me Ronaldon dhe djalin e tij (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ “Tre Luanët” përfitojnë sërish një penallti, Harry Kane nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

INTERESIM I JASHTËZAKONSHËM PËR KOMBËTAREN/ Mbi 10 mijë kërkesa për bileta

F.autor

Leave a Comment