Futboll Premier League

AGUERO SHKRUAN HISTORINË/ Të besuarit e Guardiolës shpërfytyrojnë Chelsean dhe ngjiten në krye të renditjes

Sergio Aguero ka shkruar historinë në sfidën e Manchester City-t ndaj Chelsea-t e cila ka përfunduar 6-0 në favor të Citizens.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar tripletën e 11-të të karrierës së tij në Premier League duke e ngjitur në krye së bashku me Alan Shearer.

Gjithashtu Aguero është lojtari i parë që prej Didier Drogba në gusht të 2010 që shënon dy tripleta radhazi brenda në shtëpi.

Doni më për Aguero-n? Ai është vetëm lojtari gjashtë në historinë e Premier League që është përfshirë 200 herë në një gol të skuadrës së tij.

Ndeshja ishte mbase më e thjeshta për të besuarit e Pep Guardiola-s. Përveç tre golat e Aguero-s, Sterling shënoi një dopietë, ndërsa golin tjetër mesfushori Gundogan.

Me këtë fitore, City është ngjitur në krye të renditjes së Premier League, me pikë të barabarta me Liverpool, por me një ndeshje më shumë.

Related posts

“SHERR” PËR GJUAJTUAR PENALLTINË/ Ja si Salah mbeti i zhgënjyer nga gjest i Milner (VIDEO)

Delo.autor

104 mln euro për Dybala, oferta e çmendur vjen nga një klub surprizë

Sadik.Autor

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY/ City kalon në avantazh, sgënon

Delo.autor

Leave a Comment