Futboll Ligue 1 Sport

PAS SHKARKIMIT TË TEKNIKUT TUCHEL/ Presidenti Al Khelaifi vendos “veton” për trajnerin e ri të PSG, ja emri…

Mauricio Pochettino ka shanset maksimale për t’u bërë trajneri i ri i PSG-së, pasi klubi parizien vendosi të heqë dorë nga gjermani Thomas Tuchel. Përfaqësuesit e trajnerit argjentinas po negociojnë me përgjegjësit e klubit francez për ta punësuar atë për 18 muajt e ardhshëm, me opsionin e një sezoni më shumë, bazuar në rezultatet e ekipit në Ligën e Kampionëve.

Siç njoftohet nga “RMC Sport”, PSG konsideron se ish-trajneri i Tottenham dhe Espanyol është opsioni i duhur për të zëvendësuar Tuchel, të cilit i përfundonte kontrata në fund të sezonit. Mauricio Pochettino ishte lojtar i klubit francez gjatë karrierës dhe gjithmonë kishte menduar mundësinë e kthimit për të marrë drejtimin e stolit.

Tani mund të jetë koha e tij, sepse nuk është drejtori sportiv, Leonardo Araújo, por presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi, i cili ka vendosur shkarkimin e Tuchel dhe “gradimin” e Mauricio. Sipas RMC, mungesa e ndikimit të gjermanit në ekip dhe mënyra se si ai komunikonte, shto këtu kriteret sportive, dërguan në shkarkimin e Tuchel.

Mauricio Pochettino ishte trajner i Tottenham midis viteve 2014 dhe 2020. Para kësaj ishte në krye të Espanyol (2008-2013) dhe Southampton (2012-2014). Si futbollist, ai ka luajtur me PSG midis viteve 2001 dhe 2003.

Related posts

Tjetër fitore “alla Allegri” për Juven, por kundër Real duhet ndryshuar

Sadik.Autor

Rafinha do të mbetet në Barcelonë

Isa.Autor

JUVENTUSI MË I FORTË SE VJET/ Ronaldo: Mosha për mua është thjesht numër

Delo.autor

Leave a Comment