Futboll Premier League Sport

“NË 2013 NUK PATA MUNDËSINË QË TË STËRVIS MANCHESTER UNITED”/ Ancelotti zbulon prapaskenën: Ja pse nuk u realizua…

Juventus, Milan, Çelsi, PSG, Real i Madridit, Bajern Mynih. Kur flitet për të mëdhatë e kontinentit plak, Karlo Ançeloti i ka stërvitur të gjithë ose thuajse të gjithë. Trajneri italian ka përjetuar eksperiencat në të pesta kampionatet më të mëdha të Europës dhe i vetmi titull që i ka shpëtuar pa fituar është ai i La Ligës, edhe pse në Madrid solli Ligën e Kampioneve, të dhjetën e famshme. Por ka edhe një klub me histori të lavdishme që do t’i përshtatej shumë mirë profilit të trajnerit të Evertonit dhe ai nuk e ka stërvitur është Mançester Junajtid.

Dhe një mundësi të tillë e ka pasur në vitin 2013, kur Sër Aleks Ferguson la stolin e “Old Trafford” pas më shumë se çerek shekulli, duke u larguar si kampion i Anglisë. Por përpara se skocezi t’ia besonte stolin bashkatdhetarit të tij, Dejvid Mojesit, ai kontaktoi edhe Ançelotin.

“Doni të dini historinë time me Mançester Junajtidin? Mund t’iu them se kam ende një raport fantastik me Sër Aleks dhe kur vendosi të tërhiqet jemi takuar. Në atë kohë unë thuajse e kisha mbyllur marrëveshjen me Realin e Madridit, por e vlerësoj shumë faktin që vendosi të fliste me mua. Dhe përfundoi atje, nuk pata më mundësinë që të stërvis Mançester Junajtid, një klub dhe skuadër që e respektoj shumë, një klub që ka shkruar historinë e futbollit ashtu si Milani apo Reali”, tha tekniku 61-vjeçar, i cili dje u eliminua pikërisht nga “Djajtë” në çerekfinalet e Kupës së Ligës.

Related posts

CSKA Moska dyfishon shifrat, shënon gol Georgi Shchennikov (VIDEO)

Isa.Autor

United e gjen në Real Madrid pasuesin e Michael Carrick

Q.Autor

​Largohet nga Atletico Luiciano Vietto, kalon në Sporting

Q.Autor

Leave a Comment