Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Red Bull u tërheq veshin pilotëve: Të dy fajtorë për aksidentin

Xhiro e 33-të në garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 ishte fatale për makinën Red Bull, pasi dy pilotët e saj Daniel Ricciardo e Max Verstappen u përplasën me njëri-tjetrin. Një kontakt i paevitueshëm, duke qenë se edhe disa herë më parë makinat ishin fërkuar mes tyre në pistë gjatë garës, duke treguar se rivaliteti mes dy pilotëve të makinës austriake është i madh. “Të dy pilotët janë fajtorë dhe kanë ndihmuar që kjo përplasje të ndodhë, pasi manovra e tyre në pistë ka qenë e rrezikshme dhe e vonuar”, tha Chris Horner, shefi i Red Bull.

Nuk ka rëndësi se si ndodhi, pasi kjo është një gjë negative për skuadrën. Nuk duhej të ndodhte. Edhe më parë kemi patur rivalitet, por nuk duhej që puna të shkonte deri te përplasja, pasi ekipi punon fort për të fituar dhe jo për t’u përplasur me njëri-tjetrin”, tha Verstappen. Ndërsa Ricciardo tha: “Një situatë e keqe, pasi skuadra na lë të duelojmë me njëri-tjetrin dhe në këtë garë u prekën disa herë. Nuk gjykoj asgjë, pasi këtë gjë e bëjnë të tjetër, por i kërkoj ndjesë skuadreës, pasi ajo që bëmë nuk ishte aspak një gjë e mirë”, u shpreh Ricciardo.

Related posts

FORMACIONI ME 11 “XHEVAHIRËT”/ Njihuni me debutuesit e rinj të sezonit 2019-2020 në La Liga

Delo.autor

RRËFEN NJË EPISOD ME RONALDON/ Ish-sulmuesi i Brazilit zbulon: I mësova se si të godasë topin, sot ai…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ TORINOS/ Allegri: Do të më kishte ardhur po të kishte ndodhur. Ja ku duhet të përmirësohemi

Delo.autor

Leave a Comment