Futboll Sport

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija e Tetovës nis arratinë në renditje, Shkupi ndalon ndaj Vardarit

Veç kampionatit shqiptar të futbollit, sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e javës së 16-të në Maqedoninë e Veriut. Në fushë zbritën 4 ekipe shqiptare, por vetëm Shkëndija mori fitore.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka mundi 2-0 Belasicën me golat e Bejtulait dhe Ibraimit. Shkupi ka barazuar ndaj Vardarit, ndërsa as Struga nuk arriti të fitojë, teksa u ndal në barazim pa gola ndaj Sileksit në transfertë.

Renova nuk arriti t’i bëjë ballë Rabotnickit dhe u mund me shifrat 3-1 në transfertë.

Shkëndija kryeson renditjen me 36 pikë, katër më shumë se Shkupi ndjekës. Struga renditet e pesta në kuotën e 22 pikëve, ndërsa Renova është në vendin e nëntë, duke rrezikuar ende rënien në kategori.

Related posts

Me KAFKË të thyer i shpëtoi VDEKJES: “Kam në kokë 14 pllaka metalike dhe 28 vida…”

Isa.Autor

SHKËMBIMI I BUJSHËM ICARDI-BENZEMA/ Ylli i Realit: Ai është 9-shi më i mirë në botë…

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK INTERI/ Cedric prezantohet me një paralajmërim për Ronaldon

Delo.autor

Leave a Comment