Futboll Kategoria Superiore Sport

KONFLIKT ME TRAJNERIN E APOLONISË/ Sulmuesi Gjata: Ne funksionojmë si grup dhe nuk ka tradhtarë mes nesh

Në lidhje me incidentin me trajnerin e Apolonisë Nikolin Çoçlli në pushimin e ndeshjes me Tiranën, gazeta ka kontaktuar sulmuesin fierak, Mario Gjata. “Unë thjesht kam ndërhyrë për të shuar debatin, pasi acarimi i situatës nuk i shërbente frymës së grupit dhe vazhdimësisë së lojës në pjesën e dytë.

Ne funksionojmë si grup dhe nuk ka tradhtarë mes nesh. Mund të luajmë mirë apo keq, ama i shërbejmë skuadrës me të gjitha forcat. Zëvendësimi, hakmarrje? Nuk më takon mua ta them. Unë mendoj se ndërhyra në të mirë të skuadrës, të qetësimit të situatës, jo të agravimit. Nuk mendoj se luajta aq keq pjesën e parë sa të meritoja ndërrimin, aq më tepër që e mbyllëm 0-0, por vendimet i merr stafi, është e drejta e tyre. Kam bindjen e plotë se po të kishim luajtur deri në fund, do të kishim marrë rezultat pozitiv”, tha Gjata.

Related posts

NË LIMITET E GABIMEVE/ Çfarë po ndodh tek Real Madrid. Performanca dhe pritshmëritë

Delo.autor

Komenti epik i klubit italian për Ronaldon: Mëkat Juve, edhe ne ishim në garë…

Isa.Autor

MAMAJA E TALENTIT FRANCEZ THOTË “PO”/ Adrien Rabiot arrin akordin me Juventus, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment