Futboll La Liga Sport

“PLESHTI” MENDON LARGIMIN NË FUND TË SEZONIT/ Klubi i Barcelonës: Nuk jemi si Ronaldo me Real Madrid…

Do të jetë e vështirë ta bindin, por në Barcelonë ka nisur operacioni “Mesi”. Pas qëndrimit të sforcuar, “Pleshti” mendon seriozisht të përfundojë aventurën e tij “blaugrana” kur ky sezon të mbyllet. 

Një gjë të tillë kërkojnë ta pengojnë kandidatët për president të Barcelonës. Një prej tyre është Huan Laporta. Ky i fundit qëndroi për shtatë vjet në postin më të lart drejtues të klubit katalunjas nga viti 2003 deri në 2010, ndërsa tani kërkon të kthehet sërish. Misioni i parë i tij është rinovimi i kapitenit.

“Do të bëjmë gjithçka që Messi të qëndrojë me ne. Rasti i Leos është unik. Nuk është njëlloj si Kristiano Ronaldo dhe Real Madrid. Ne do ta bindim atë, duke i ofruar një skuadër kompetive”, ka thënë Laporta.

Edhe rivalët e tij në garën për president të Barcelonës kanë të njëjtin mision, duke vendosur në qendër të projektit të tyre pikërisht Lionel Mesi.

Related posts

RENDITJA E SUPERIORES/ Laçi konfirmohet skuadra anti-Tirana, fitorja e Kastriotit ndez garën për mbijetesë

Delo.autor

ÇËSHTJA “SUAREZ”/ Testuesi mohon bisedat me Fabio Paratici-n, ja kur pritet të merret vendimi…

Delo.autor

ZYRTARE/ Prishi kontratën me Inter, mesfushori Mario prezantohet tek skuadra e…

Delo.autor

Leave a Comment