Futboll Sport

PO SHKËLQEN NË KATAR/ Shënon mes kundërshtarëve të përgjumur, ish-sulmuesi i Laçit ndëshkon skuadrës Xavit (VIDEO)

Ish-sulmuesi i Laçit Antoni Okpotu gjeti golin e tretë në këtë sezon në Katar. 26-vjeçari nigerian barazoi 1-1 sfidën ndaj skuadrës së Al-Sadit, që drejtohet nga legjenda e Barcelonës Ksavi Hernandez.

Në minutën e 31-të të takimit, mbrojtja e Al-Sadit gabon duke kthyer topin pas. Okpotu përfiton nga neglizhenca e lojtarëve kundërshtarë dhe i mjafton vetëm të fusë këmbën për të barazuar takimin.

Okpotu luajti për Laçin në formë huazimi në periudhën janar-qershor 2019 duke shënuar vetëm 1 gol në 10 ndeshje. Duket se aventura e tij në Katar po shkon mjaft mirë me 3 gola në 6 ndeshje të kampionatit.

Related posts

“KORONAVIRUSI NË ITALI U NËNVLERËSUA”/ Mesfushori Biglia: Të sëmurët tani po lihen mënjanë

Delo.autor

“AI KA VËSHTIRËSI NË KËTË KOHË”/ Van der Vaart vazhdon të insistojë: De Ligt duhej të shkonte tek…

Delo.autor

VENEZIA-INTER/ E pabesueshme, Calhanoglu ndëshkon për “Zikaltërit” me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment