Futboll Sport

“PLESHTI” E DONTE TEK BARCA/ Talenti i Boca Juniors transferohet te gjigandët e Bundesligës

Presidenti i Boca Juniors, Daniel Angelici, ka konfirmuar sot se mbrojtësi 19-vjeçar i ekipit finalist të Kupës Libertadores do të luajë në Bundesliga në pjesën e dytë të këtij sezoni. Bëhet fjalë për talentin Leonardo Balerdi, që gjatë javës së ardhshme do të transferohet në Gjermani për të luajtur me skuadrën e Borussia Dortmund.

Balerdi do të kryejë fillimisht vizitat mjekësore te skuadra që kryeson këtë sezon kampionatin gjerman dhe më pas do të nënshkruhet marrëveshja. Këtë sezon, mbrojtësi është aktivizuar vetëm në 5 ndeshje në kampionat, por konsiderohet si një lojtar i perspektivës.

Për të siguruar shërbimet e argjentinasit skuadra e Borussia do të paguajë 15 milionë euro, plus 2 milionë euro të tjera verën e ardhshme. “Ne si klub e kemi arritur marrëveshjen me Borussia, tashmë pritet vetëm rezultati i vizitave mjekësore, që do të kryhen të hënën. Ne po na ikën një talent dhe lojtar i shkëlqyeshëm, që ju garantoj se do të shkëlqejë në Gjermani”, tha Angelici.

Për Leonardo Balerdi ka folur mirë edhe sulmuesi argjentinas Lionel Messi, që pak kohë më parë ia pat këshilluar lojtarin drejtuesve të Barcelonës për ta sjellë në “Camp Nou”, por marrëveshja nuk u arrit.

Related posts

FLET PËR HISTORINË E JETËS SË TIJ PRIVATE/ Gary Medel më i urryeri për momentin: Në lagjet e varfëra të Kilit…

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Nuk ndalet Brazili shënon edhe golin e dytë ndaj Serbisë

Sadik.Autor

Sfida që premton spektakël, Tirana e Teuta gati të “ndezin” kampionatin

Isa.Autor

Leave a Comment