Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht me përmbysje Leeds dhe merr kreun e Premier

Çelsi është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur ditën e sotme Lids Junajtid me rezultatin 3-1.

Ndeshja nisi keq për skuadrën e Lampard, që e panë veten në disavantazh në minutën e 4’ me Bamford. Megjithatë londinezët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin. Zhiru shënoi golin e barazimin në minutën e 27’.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me raste. Ishte përsëri Çelsi që gjeti më anë të Zuma në minutën e 61’. Për të kompletuar fitoren, mendoi Pulisiç, i cili shënoi golin e tretë në minutën e 93’.

Më këtë fitore Çelsi shkon në vendin e parë me 22 pikë, 1 më shumë se Totenhemi i vendit të dytë, që ka një ndeshje tjetër për të luajtur.

Related posts

Zidane: Real do të jap 150% të vetes në Mynih

Sadik.Autor

“AI MUND TË BËHET NJË MESFUSHOR I MADH”/ Trajneri i Lyonit zbulon ekipin se ku do luajë ylli…

Delo.autor

ZYRTARE/ Do të largohet nga Chelsea, Thiago Silva rikthehet në Brazil

F.autor

Leave a Comment